Nënshtetasit e Kosovës me numrin më të madh të përfitimeve të pasaportës zvicerane

Zvicra

Nënshtetasit e Kosovës me numrin më të madh të përfitimeve të pasaportës zvicerane

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 janar 2017 Në ora: 15:46
Pasaporta zvicerane

Zvicra vijon të ketë kërkesa të shumta për fitimin e pasaportës së saj, por më së shumti prijnë nga Europa juglindore, ndërsa mes tyre më së shumti banorët e Kosovës.

Në pritje për fitimin e pasaportës së kuqe janë gjysmë milion banorë, por jo të gjithë janë të interesuar për ta marrë atë. Për shembull italianët dhe gjermanët nuk do përfitonin shumë nga marrja e pasaportës zvicerane. Por ndryshe është për europianët juglindorë. Nga dhjetori 2015 deri në nëntor 2016 shtetësinë zvicerane e kanë marrë 44 mijë persona. Prej tyre 24 mijë vijnë nga shtetet e BE-së dhe EFTA-s, 20 mijë nga vendet e tjera, më së shumti nga Ballkani, përcjell botasot.info.

Banorët e Kosovës në vendin e parë

Sipas shteteve jo anëtare të BE, vendin e parë e zë Kosova me 3500 persona që kanë fituar gjatë atij intervali pasaportën e kuqe, ndjekur më pas nga Serbia dhe Maqedonia me numër të njëjtë 1600 persona. Në vend të katërt ndodhen boshnjakët me 1050. Nga vendet e BE vendin e parë e zë Italia (5400), Gjermania (4900) dhe Portugalia (4500). Në fillim të shkurtit në Zvicër do mbahet referendum për lehtësimin e marrjes së nënshtetësisë për banorët e brezit të tretë. Vetëm partia populiste SVP e kundërshton një projektligj të tillë./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat