Zvicër: Shqiptari nga Maqedonia kreu gara ilegale, dëbohet duke lënë të vetme gruan dhe dy fëmijët

Zvicra

Zvicër: Shqiptari nga Maqedonia kreu gara ilegale, dëbohet duke lënë të vetme gruan dhe dy fëmijët

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 janar 2017 Në ora: 16:33
Ilustrim

Pas një aksidenti vdekjeprurës në Zvicër, shoferit të automjetit i është tërhequr leja e qëndrimit dhe duheshte të dëbohet në vendlindje: Maqedoni. Vendimi është vlerësuar si i drejtë edhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, shkruan 20min.ch.

Një shtetas i Maqedonisë kishte shkuar në Zvicër në 1989, në bazë të bashkimit familjar. Rreth 10 vjet më vonë ai u martua me një bashkëkombase, me të cilën ka dy fëmijë. Megjithatë ai tashmë duhet përfundimisht ti thotë jo Zvicrës dhe vendimi është shpallur i drejtë edhe nga Gjykata Europiane.

Gara ilegale me pasojë vdekjen

Në tetor 2000 ai kreu gara ilegale me një të njohur. Me një shpejtësi tej normave të lejuara humbi kontrollin mbi timonin, ku bashkë-udhëtari i tij mori lëndime të rënda duke humbur jetën në vendngjarje. Gjykata e Lartë e shpalli fajtor në dhjetor 2004 me akuzën “vrasje me dashje”, duke e dënuar me 5 vjet e tre muaj burg. Nuk mbaron këtu problemi i natës së tetorit, pasi në 2009 Zyra e Emigracionit e thirri atë për t’ia tërhequr lejen e qëndrimit në Zvicër, përcjell botasot.info. Pak pasi ai kishte kryer rreth dy të tretat e dënimit. Në tetor 2010 ai lëshoi Zvicrën.

Jetesa e përbashkët e mundur

Gjykata Europiane publikoi të martën një vendim, sipas së cilës gjykatat zvicerane kishin reaguar korrekt. Dëbimi i tij nga Zvicra nuk pamundëson jetën e përbashkët familjare. Gruaja e të dëbuarit ka jetuar në Maqedoni 12 vjet dhe ka të afërm në Maqedoni. Ajo flet rrjedhshëm shqip dhe e njeh mjaft mirë vendin.

Të dy fëmijët gjatë viteve 2001 dhe 2005 kanë qenë të vegjël dhe mund të integrohen lehtë edhe nëse kthehen në Maqedoni.

Gjatë kohës së dëbimit të shqiptarit, bashkë me të u larguan drejt Maqedonisë edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët.  Por në 2015 ajo u kthye në Cyrih, pasi mund të humbte të drejtën e qëndrimit të mëtutjeshëm./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat