Rasti qesharak i shqiptarëve në Zvicër: U refuzohet shtetësia për shkak se vishnin trenerka dhe nuk përshëndesnin fqinjët

Zvicra

Rasti qesharak i shqiptarëve në Zvicër: U refuzohet shtetësia për shkak se vishnin trenerka dhe nuk përshëndesnin fqinjët

Më: 13 janar 2017 Në ora: 10:21
Ilustrim

Një familje nga Kosova të cilët kishin vite që jetonin në Zvicër, u refuzohet viza për disa arsye jo të zakonshme

Sipas një gazete gjermane “Basellandschaftliche Zeitung”, në vitin 2005, familja Halili ka marrë mbështetje të madhe nga fshati ku jetonin në Bubendorf, në kantonin e Bazelit, kur autoritetet zvicerane donin t’i kthenin në Kosovë.

Si rezultat i kësaj mbështetjeje, atyre iu lejua qëndrimi në Bubendorf në vitin 2006.

Por, më 18 maj të këtij viti, kjo mbështetje u shua, pasi që aplikimi i tyre për shtetësi ishte mohuar nga një numër i madh i njerëzve që e udhëhiqnin fshatin.

Familja e kishte plotësuar kërkesën formale për qëndrim, duke pohuar se i dinin zakonet dhe gjeografinë e rajonit.

Të gjithë pjesëtarët e familjes kosovarë, të katër personat, dinin të flisnin gjermanisht.

Megjithatë, disa anëtarë të komisionit gjykuan se familja nuk ishin “mjaft zviceranë” për të qëndruar.

Në mesin e ankesave ndaj tyre, ishte edhe një ankesë e pazakontë, “veshnin trenerka dhe nuk përshëndetnin fqinjët”.

Për këtë arsye, familjes kosovare iu refuzua shtetësia.

Sipas rregullave në kantonin e Bazelit, ata që kërkojnë të marrin shtetësinë e vendit, duhet të flasin gjermanishten rrjedhshëm dhe të integrohen në zakonet zvicerane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat