Ish polici shqiptar kërkon azil në Zvicër dhe përpara emisionit akuzon Saimir Tahirin: "Me veturën e tij trafikohej drogë"

Zvicra

Ish polici shqiptar kërkon azil në Zvicër dhe përpara emisionit akuzon Saimir Tahirin: "Me veturën e tij trafikohej drogë"

Nga: Fitim Dika Më: 19 janar 2017 Në ora: 23:30
Ish polici shqiptar

Transportimi i drogës me aeroplanë të vegjël dhe lidhjet e mundshme mes mafias së drogës dhe politikanëve: Për këtë raporton një ish polic shqiptar, që kërkon mbrojtje nga shteti zviceran. Shqipëria kërkon ekstradimin e tij, siç ka njoftuar ministria e drejtësisë zvicerane për emisionin  «10vor10».

Kronika e televizionit zviceran të emituar të enjten ka pasur protagonist një polic shqiptar, i cili ka treguar mbi lidhjet e mafias së drogës dhe politikës në Shqipëri. Ai ka ikur në Zvicër, ku po kërkon mbrojtje për shkak se ndjehet i rrezikuar në vendin e tij. Shqipëria po kërkon ekstradimin e tij. Zëdhënësi i ministrisë së drejtësisë në Zvicër, Folco Galli, ka konfirmuar kërkesën e Shqipërisë dhe ka bërë me dije se polici shqiptar është marrë në pyetje. Ai gjithashtu ka pasur rastin të prononcohet më gjerësisht me shkrim.

Sipas zëdhënësit autoritetet zvicerane do të shqyrtojnë kërkesat e tij. Nëse ato janë vetëm arsyetime pa mbulesë, atëherë kërkesa e tij për mbrojtje në Zvicër mund të refuzohet, ka thënë zyrtari zviceran. Në intervistën dhënë emisionit «10vor10» ish-polici shqiptar ka treguar se ka qëndruar gjashtë muaj në burg. Ai ka njoftuar se çfarë ka arritur të zbulojë gjatë punës së tij kundër trafikantëve të drogës në Shqipëri.

“Arsyeja kryesore e arrestimit tim kanë qenë hetimet kundër kontrabandistëve të drogës. Kam ndaluar njerëz, kur ata po udhëtonin me veturën e ministrit të Brendshëm shqiptar. Ata ishin kushërinj të ministrit të Brendshëm,”  thekson polici shqiptar, përcjell botasot.info.

Ambasada e Shqipërisë në Zvicër nuk ka dashur ta komentojë rastin. Ngjashëm ka ndodhur me ministrinë e brendshme dhe atë të drejtësisë në Shqipëri.

Trafikimi me aeroplanë të vegjël

Ish polici shqiptar pretendon se ka zbuluar shumë metoda të trafikimit të drogës, gjatë vitit 2014, përmes aeroplanëve të vegjël. Gjithashtu ai ka zbuluar shumë pista ilegale të fluturimit. Disa aeroplanë që kanë ateruar disa kohë më parë në bregdetin shqiptar e kanë vërtetuar akuzën e tij.

Sot burri jeton me familjen e tij në Zvicrën veriperëndimore. Kërkesa e azilit është e varur. Nëse do njihet si refugjat nuk do mund të ekstradohet. Një ekstradim i mundshëm nga autoritetet zvicerane, mund ti kushtonte shumë ish policit./Bota sot

Video në linkun e mëposhtëm

Albanischer Drogenfahnder sucht Schutz in der Schweiz

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat