Dega e LDK-së në Zvicër mbajti akademi përkujtimore në shenjë nderimi dhe respekti për Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova

Zvicra

Dega e LDK-së në Zvicër mbajti akademi përkujtimore në shenjë nderimi dhe respekti për Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova

Më: 24 janar 2017 Në ora: 21:45
Akademi përkujtimore në shenjë nderimi dhe respekti për Presidentin historik

Të dielen, më 22 janar në qytetin Schlieren të kantonit Cyrih në Zvicër u mbajt Akademi përkujtimore me rastin e 11-të vjetorit të shkuarjës në amshim të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, organizuar nën kujdesin e kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër nga Nëndega në Cyrih.

Pas intonimit të hymnit të Kosovës dhe Dardan „Kur ka ra Kushtrimi n`Kosovë“, moderatori i kësaj Akademie, anëtari i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër z. Hasan Spahiu, bëri hapjen e Akademisë përkujtimore duke i përshëndetur të pranishmit dhe mysafirët që kishin ardhur për të nderuar presidentin Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Në fillim u vendosën lule pranë Fotografisë së Presidentit në nderim të Presidentit Rugova të përgaditura nga Nëndega e LDK-së në Zürich dhe kryetari i saj z. Lulzim Maliqi, e përcjellur me komponime të muzikës serioze kompunuar nga kompozitor të njohur.

Monologu i inerpretuar nga Hasan Spahiu, i cili për mes këtyre vargjeve të shkruara rikujtoj dhemben dhe kujtimin për Presidentin;

"I acart ishte janari i para 11 viteve, por më i acart ishte dhembja për popullin e Kosovës. Por jo vetëm për Kosovën- por për të gjitha trojet shqiptare.
E acart koha, e acart dhembja!

Image

Këto dy acare, sikur i kishin shpallë luftë njera-tjetrës.

Sa më ekstrem bëhej acari aq më ektrem shtohej dhembja.

Dhe në fund dhembja e mundi acarin. Dhembja e pllakosi në të zi popullin e Kosovës. E pllakosi sepse u nda nga jeta lideri shpirtëror, vigani, vizionari e strategu Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

I tërë populli tanimë nuk e ndjente acarin, e ndjente dhembjen. Me orë të tëra pritën në rresht për ta marrë lamtumirën e fundit nga Presidenti. Edhe të sëmurët u ngriten nga shtrati. I mbështollën plagët dhe harruan dhembjet e trupit. Sepse dhembja më e madhe ishte vdekja e Presidentit.
Të pikëlluarit ishin edhe diplomatët botëror.

Image

Ndarjen nga lideri e quajtën referendum për Pavarësi."

Në përfundim të këtyre vargje të monologut kushtuar Presidentit, moderatori z. Hasan Spahiu i ftoj të pranishmit që me një minut heshtje të nderojmë themeluesin e Republikës së Kosovës dhe të LDK-së Dr. Ibrahim Rugova.

Në vazhdim një fjalë rasti për jetën dhe veprimtarin e Presidentit Rugova e mbajti kryetari i degës së LDK-së në Zvicër z.Haki Latifi.
Gjatë programit të Akademisë përkujtimore nëpër mes teleprojektorit u shfaqen fotografi të presidentit Rugova gjatë veprimtarisë jetësore të përgaditura nga anëtari i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër z. Skender Berisha.

Në fund të programit veprimtari z. Ilaz Spahiu e lexoj një letër përshëndetëse për familjën Rugova.

Image

Fjalë rasti në 11 vjetorin e vdekjës së Presidentit Dr.Ibrahim Rugova

Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Degës, kryetar dhe anëtarë të kryesive të nëndegëve, veprimtarë dhe simpatizantë të LDK-së;

Të nderuar kryetar të subjekteve të organizuara në Zvicër, Kryetar të Shoqatave Shqiptare në Zvicër;    

Të nderuar familje të dëshmorëve;                               

Zonja dhe zotrinjë, 

Kam nderin që në emër të Degës së LDK-së në Zvicër, të ju përshëndes dhe falenderoj për pjesmarrjen t`uaj në këtë Akademi përkujtimore, që së bashku t'a shenojmë përvjetorin e 11-të të shuarjës fizike të Presidentit tonë historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Njëherit më lejoni të përshëndes dhe ta falenderoj në veçanti kryesinë e Nëndegës së LDK-së në Zürich dhe kryetarin e saj z. Lulzim Maliqin për organizimin teknik të kësaj akademie. 

Sot e nderojmë Presidentin Dr. Ibrahim Rugovën si prijësin e popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe si kreatorin institucional të pavarësisë së Kosovës. 

Njëmbëdhjetë vjet më parë, më 21 Janar, u shua nga jeta njëri ndër figurat më të shquara të kombit shqiptar, presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Me emrin e tij identifikohet Pavarësia e Kosovës, në të cilën në vitet tejet dramatike të popullit shqiptarë Ai, mori Kosovën në duart e tij për t’i kundërshtuar pretendimet shoveniste të Millosheviqit dhe për t’i hapur Kosovës rrugën e pavarësisë nga Beogradi fashist.

Përkujtimi për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova, ka rikthyer dhembjen edhe njëherë 11 vite më pas duke shprehur rrespektin e madh për veprën e tij, për jetën e tij, përkushtimin e tij për lirinë pavarësinë, dhe demokracinë e Kosovës dhe për të gjitha që gjatë kohës së tij e bëri për Kosovën.                  

Andaj 21 janari 2006 ishte goditje e rëndë për popullin dhe institucionet e Kosovës.

Ai e mori gjithë dashurinë, shpresën, gjithë besimin e qytetarëve të Kosovës, ai e mori edhe respektin e pafund të botës demokratike. Duke i pasur me vete këto vullnete vepra e tij u bë vepër për Kosovën. Prandaj, ajo nuk është vetëm vepër e kryer por është edhe një trashëgimi politike dhe konstitucionale për Kosovën edhe sot edhe nesër, duke e rrespektuar edhe si dijetar edhe si filozof edhe si prijës shpirtëror të Republikës së Kosovës.

Andaj 21 janari 2006 ishte goditje e rëndë për popullin dhe institucionet e Kosovës.Vdekja e hershme e Presidentit Rugova ishte goditja më e rëndë për popullin, në kohën kur më së shumti i duhej atij për t'i dalë në krye procesit të gjatë e të mundimshëm historik për pavarësinë e Kosovës.

Menquria dhe trimëria e tij e pashoq prej një vizionari, largëpamësi, i cili diti të udhëheqë popullin, duke e ruajtur nga regjimi diktatorial i Serbisë, i cili me tërë makinerinë e tij vrastare e kishte drejtuar mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare në Kosovë.

Dr. Rugova ishte dijetari, studiuesi dhe letrari, duke na lënë një trashëgimi në themelet e dijes sonë. Ai në krye të popullit të tij erdhi si njeri i letrave, si shkrimtar, si akademik e intelektual dhe kur të tjerët bënin thirrje për luftë, ai bënte thirrje për paqe. Kur të tjerët bënin thirrje për ndarje, ai bënte thirrje për bashkim. Kur të tjerët bënin thirrje për urrejtje, ai bënte thirrje për dashuri. Fillimisht nuk u kuptua drejt, por koha po e dëshmon se lufta e armatosur ka qenë mjet i politikës paqësore, por mjet i fundit të cilin ka dashur ta shfrytëzoj në Kosovë për t’i realizuar qëllimet politike dhe idealet që qytetarët e Kosovës i kanë pasur.  Dr.Ibrahim Rugova si studiues i thellë i letërsisë dhe kulturës shqiptare, la një trashëgimi që rri në themelet e dijeve tona. Ai, themeloi dhe udhëhoqi për 16 vite Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ishte promotore e lëvizjeve në Kosovë dhe mërgatë, duke i bërë ballë të gjitha politikave të serbisë, duke kryer amanetin e shumë breznive të atdhetarëve shqiptarë të cilët ishin persekutuar dhe vrarë nga pushtuesit serbo-sllavë. Presidenti Rugova me sukses e kreu edhe amanetin e babës së vet Ukës, të vrarë së bashku me gjyshin Rrustën nga policia serbe e atij regjimi. Për ta fituar këtë luftë të ashpër mbi Serbinë, u desh mençuri, mund dhe angazhim për t’ i bindur dhe lidhur miqësi me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për të drejtën e mohuar historike të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës.

Ai theksoi fort trashëgiminë e lashtë të Dardanisë, mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandorisë Romake që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin.

E gjithë kjo, në kohën e një pushtimi të egër e gjenocidial, në kohën e rrezikut permanent për zhbërjen fizike të popullit të tij të okupuar.

Sot ne e përkujtojmë kreatorin e pavarësisë së Kosovës, pa të cilin pavarësia e Shqipërisë e 1912 është gjysmake, e përkujtojmë si një prej presidentëve më të suksesshëm, si një prej njerëzve, që ka dhënë kontributin më të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të një figure monumentale të shtetit tonë. Me këtë tregojmë që LDK me çdo kusht do të vazhdojë rrugën rugoviane, rrugën e cila është e orientuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës, në rrespektimin e institucioneve mbi baza që i ka vu presidenti Dr. Ibrahim Rugova, me një demokraci të mirëfilltë dhe mbi një liri të mirëfilltë për të gjithë qytetarët tanë. Ai, e zhveshi deri në lakuriqësi politiken e kamotshme serbe kundër-shqiptare e cila ishte çimentuar në qendrat botërore të vendosjes.

Image

Sot, në këtë hark kohor, që mund të duket i shkurtër, e kuptojmë më së miri sa shumë i mungon shtetit të Kosovës njeriu që jetoi në kohën e tij, por vazhdimisht e projektoi dhe e përjetësoi të ardhmen, sikur të ishte duke e jetuar shumë vite para të gjallëve të tjerë, njeriu që vuri themelet e shtetit të Kosovës, duke i dhënë zë kudo në botë dhe duke mbledhur e kthyer me sy prej nesh shtetet dhe liderët më të fuqishëm të globit, njeriu që deri në frymën e fundit nuk u ndal së punuari për ëndrrën e madhe të të gjithë shqiptarëve - lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njeriu që për dekada, breza, e shekuj do të kujtohet si Presidenti Historik i Kosovës. 

Presidenti Rugova udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës. Ai theksoi fort trashëgiminë e lashtë të Dardanisë, mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandorisë Romake që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin.

Në këtë funksion Ai vazhdonte ta potenconte miqësinë dhe politikën e bashkëpunimit me SHBA dhe vendet evropiane nga të cilat vazhdimisht kërkonte pranimin formal të pavarësisë së Kosovës. Si askush tjetër, Dr. Ibrahim Rugova i paraqiti botës përdhunimin historik të kombit shqiptar dhe bota me në fund e dëgjoi dhe filloi të interesohej për tragjedinë që po ndodhte në Kosovë. Me urtinë e tij të madhe, Dr. Ibrahim Rugova luftoi kundër pohimeve anti-shqiptare të të gjithë atyre që i paraqisnin shqiptarët si të egjër, dhe si njerëz jo të zotët për vet-qeverisje.

Të nderuar Zonja dhe zotrinjë,

Presidenti Historik i Kosovës dr.Ibrahim Rugova është dekoruar me shumë çmime ndërkombëtare për paqe, kundër diskriminimit, për tolerancë, për demokraci dhe angazhim për lirinë e popullit të tij të shtypur. Dr. Ibrahim Rugova meriton vlerësim të veçantë për aftësinë e tij për të krijuar shumë miq të Kosovës e të pavarësisë së saj, në të katër anët e botës, andaj edhe nga bota e amshimit, presidenti Rugova mund të quhet engjëll mbrojtës i Kosovës. 

Ai ishte burrë shteti i madh i të gjitha kohërave për shqiptarët, ishte lidhja e dy shekujve për së gjalli. Shekulli që nisi luftën për Lirinë e Kosovës dhe shekullin që ndërtoi Lirinë dhe Demokracinë e Kosovës, ishte vizionari i pavarësisë së Kosovës, e tërë filozofia politike e Dr. Rugovës ishte e ndërtuar në ruajtjen e qenies shqiptare në Kosovë që me vizionin e tij largpamës, me këmbëngulje, me guxim dhe me trimëri bëri që Kosova të jetë emër i njohur në institucionet më të larta ndërkombëtare. Me vizionin e tij arriti që të jetë njeriu më i dashur për shqiptarët dhe personaliteti me i adhuruar edhe për popujt tjerë të Evropës dhe të botës. Ai, mbetet modeli unikal i urtësisë por, brenda urtësisë së tij të pashembullt gjendej vendosmëria dhe këmbëngulja e pa shoqe për të realizuar qëllimet e kombit shqiptarë.

Ai me vizionin e tij politik që i buronte nga thellësia e dijës së mirëfilltë, e guximit qytetar u shndërrua në emblemë të lëvizjes politike të shqiptarëve, në të cilën ia hapi derën paqës, si kundërpeshë për terrorin afër qindvjeçar kundër shqiptarëve të Kosovës, duke bërë pokështu që lëvizja e përgjithshme e rezistencës të identifikohet si lëvizje e modelit sui generis në Evropë. Ai më së miri artikuloi qëndrimin politik të shqiptarëve dhe të popullit të Kosovës për liri dhe demokraci, në kërkesë dhe këmbëngulësi kreative për ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. 

Mendoj se vlerësime për Presidentin Dr.Ibrahim Rugovën, Kanë dhënë dhe do të vazhdojnë të japin njerëzit më të mëdhenjë të botës demokratike, të cilët kanë potencuar në vazhdimësi politikën largëpamëse të themeluesit të shtetit të Kosovës Presidentit Dr.Ibrahim Rugova. Politika e Dr. Rugovës ishte politikë reale dhe shumë e përgjegjëshme për rrethanat dhe kohën që veproj. Dihet se historikisht Kosova ka pasë burra të fortë dhe trima, por asnjë nga ata nuk kanë patur sukses sikurse Presidenti Dr. Ibrahim Rugova ta harmonizon trimërinë dhe mençurinë me urtësinë. Vendimet e marra historike ishin udhërrëfyese për tërë një popull i cili synonte lirinë dhe demokracinë dhe flakjen e robërisë shekullore. Andaj vdekja e Dr. Rugovës ishte vdekje e hershme dhe humbje e madhe për popullin e Kosovës dhe LDK-në si parti më e madhe në trojet tona. Dr. Rugova ishte njeriu që mbolli farën e dashurisë njerëzore. Ajo farë akoma është në zemrat tona dhe na mbanë të fortë që ta ndjekim rrugën e Tij. Sot më tepër se kurrë na duhet që dimë ta shporrin urrejtjen dhe atë ta shndërrojnë në dashuri për njeri tjetrin, që ndarjet t’i kurorëzojnë me bashkim, që humbjet t’i bëjnë fitore.

Presidenti Rugova ishte studiues dhe krijues burimor, njohës i thellë i traditës dhe kulturës sonë të lashtë, kritik letrar me aftësi të rralla shkoqitëse, njohuri të sakta, stil elegant, qëndrime gjithnjë pozitive dhe optimiste për kontekstin shoqëror dhe hapësinor shqiptar. Mbi të gjitha ishte strategu i politikës paqësore, do të thoja edhe më tepër, Profeti i Paqes, Gandi i ditëve tona në dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare, njeri i cili shkencën, kulturën, artin, jetën e vuri në shërbim të politikës, ndërsa politikën në shërbim të të mirës së përbashkët, duke dëshmuar kështu një stil të ri tejet human të politikës paqësore dhe jodhunore.

Presidenti Rugova do të skalitet në ndërgjegjen e popullit shqiptarë dhe vendeve mike të Popullit shqiptar si Lider historik i pavarësisë së Kosovës. Dhe kishte shumë të drejtë presidenti Dr. Ibrahim Rugova, prandaj është lider historik duke rikujtuar thënjën e tij prej Urtaku se;

"Duhet t'i tregojmë botës se ne dimë dhe mund të mbajmë shtet".

Të gjithë jemi të vetëdishëm se njeriu vdes, por veprat nuk vdesin. Ato mbeten dëshmitë më të mira të jetës në kohë e hapësirë, me të cilat gjithmonë do të rikthejmë kujtesën tonë ndaj emrave siq ishte Presidenti Rugova që la gjurmë dhe që kontriboj për ngritjën e vetëdijës kombëtare dhe themelimin e shtetit të Kosovës.

I doktoruar në fushën e letërsisë, dr. Ibrahim Rugova, ishte presidenti i parë i Kosovës dhe udhëheqësi 16 vjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bashkëpunimi i degës së LDK-së në Zvicër me Kryetarin Rugova ishte i natyrshëm në të cilën sa herë udhëtonte në takimet e tij zyrtare për të informuar kancelaritë e botë për nevojën e ngutshme të zgjidhjës së çështjës së Kosovës, Ai u kthente dhe e vizitonte degën e LDK-së në Zvicër. Ishte një nder i veçant për degën e LDK- së në Zvicër takimet që zhvillonte me të, ishte shtëpia e dytë e Tij pas asaj në Prishtinë. Mënyra e veprimit të sajë e bërë sipas udhëzimeve të kryetarit Rugova hasi në simpati dhe përkrahje të qytetarëve zviceran. Kjo ishte mënyra e hapjes së mundësive të veprimit e cila bënte pjesë në doktrinën e dr. Rugovës, doktrinë e cila i angazhonte te gjitha energjitë pozitive, potencialet egzistuese dhe veprimet mobilizuese. Ne kemi qenë veprimtarë qe e kemi zbatuar politika dhe pjesë të vizionit të Ibrahim Rugovës sepse figura e tij, vizioni i tij, madhështia e tij nuk ka lënë shumë hapësirë as të mendosh shumë e as të debatosh shumë sepse ai ka qenë një hap të madh para çdo kujt jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë.

Veprat e Prsidentit Dr.Ibrahim Rugova dhe filozofia e tij politike, sa shkon e rritet tek populli shqiptar, duke e ndier mungesen e këtij lideri të përjetshëm, sot më shumë se kurrë, për të qenë në mesin tonë, në udhëheqjen e Republikës së Kosovës. 

Andaj të nderuar pjesëmarrës të këti tubimi përkujtimor, zëri i Ibrahim Rugovës ishte një zë i popullit të Kosovës dhe shprehje apo shpalosje e identitetit tonë andaj edhe i mbetemi borxh vizionit të tij për ta ndërtuar lirinë dhe shtetin që tash e kemi.

Lavdi jetës dhe veprës së Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova.

Zoti e bekoft shpirtin Dr. Ibrahim Rugovës!


Haki Latifi

Schliren/ZH, 22 janar 2017  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat