Letër përshëndetëse dërguar Familjës së Presidentit Rugova nga Akademia përkujtimore mbajtur në Shliren, më 22.01.2017

Zvicra

Letër përshëndetëse dërguar Familjës së Presidentit Rugova nga Akademia përkujtimore mbajtur në Shliren, më 22.01.2017

Më: 24 janar 2017 Në ora: 22:09
LDK, Zvicër

E nderuara Familje e presidentit Dr.Ibrahim Rugova;

Ne sot me rastin 11 vjetorit të shkuarjës në përjetësi të Presidentit Rugova përmes kësaj akademie përkujtimore duke kujtuar përherë Presidentin Rugova, ju dërgojmë ngushëllimet më të sinqerta në kujtim të bashkshortit dhe babait t`uaj, të vetëdijshëm se për çdo ditë e më shumë po ndihet mungesa e tij.

Presidenti Rugova me vizionin e tij për të ardhmën e Kosovës u bë prijësi i qëndresës qytetare, simbol i pavarësisë e i bashkimit të popullit të Kosovës. Vepra e tijë ka vendin e merituar në historinë e re të Kosovës, si figura më e fuqishme politike në vend.

Dega e LDK në Zvicër, ndjen respekt të thellë dhe konsiderata për Familjen Tuaj duke ju shprehur nderimin dhe mirënjohen tonë të thellë për qëndresën dhe sakrificën tuaj shumë vjeçare, të cilën e kaluat gjatë viteve të okupimit serb.

Ju në veçanti si familje e Presidentit Rugova, jetuat në kushte jo të lehta të izolimit dhe pasigurisë e cila ju përcolli për më shumë se një dekadë, i ndejtët pranë dhe e mbështetët Presidentin Rugova në punën e tij kolosale e vetëmohuese që bëri për Pavarësinë e Kosovës.
Zoti e bekoftë Presidentin Rugova!

Zoti e bekoft familjen Rugova, Republikën e Kosovës dhe mbarë popullin Shqiptar kudo që ndodhet ai!

Schliren/ZH, 22 janar 2017

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat