‘Merr plaçkat, ose thirra policinë’, shefin shqiptar e pushojnë nga puna, arsyeja befasuese

Zvicra

‘Merr plaçkat, ose thirra policinë’, shefin shqiptar e pushojnë nga puna, arsyeja befasuese

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 janar 2017 Në ora: 10:15
Ramush Xhuli dhe media zvicerane Blick gjunëzojnë firmën franceze: Nuk respektonte të drejtat e punëtorëve

Ramush Xhuli (43) udhëheqte një grup prej 30 personash në Obi të Winterthurit. Ata merreshin me ndërtimin e inventarëve, por për shkak se pas çdo katër orëve punëtorët merrnin pushim është dënuar shefi i tyre shqiptar, shkruan BLICK.

Në janar shpërtheu ajo që pritej prej kohësh. Ramushi me punëtorët e tij ishte duke kryer skenimin e artikujve në marketin e madh të artikujve teknikë “Obi” në Winterthur, kantoni i Cyrihut. Punëtorët kishin punuar 4 orë, dhe sipas rregullit në 9.30 u kishte dhënë pushim deri në orën 10. Në atë moment vjen një shef nga qendra dhe me arrogancë pyet: Kush u ka dhënë pushim punëtorëve? Ramushi përgjigjet: “Unë, pasi që u takon. Kanë punuar tash katër orë”.

Pasi edhe një shef tjetër e dëgjon zhurmën, i kërkon shqiptarit që menjëherë të fillojë punën. Kur Ramushi refuzoi dhe tha se do qëndronte me punëtorët e tij erdhi përgjigja e ashpër e shefave: “Je i pushuar nga puna dhe prej këtij momenti ke ndalesë të hyrjes. Merri plaçkat ose e alarmova policinë!”.

Nuk kaloi shumë orë dhe qendra e firmës në Kriens ia konfirmojnë lajmin 43 vjeçarit me origjinë shqiptare se është i pushuar nga puna. Kjo përkundër që ai kishte zbatuar rregullat.

Por ngjarja nuk mbaron këtu pasi merret vesh nga gazeta më e lexuar zvicerane Blick dhe cakton takim me shefin e Ivalis në Kriens. Atje në vend të Daniel Kamphausen e pret vetë CEO i kompanisë franceze Frederic Marchal, i cili, kishte marrë personalisht rrugën për në Zvicër ndërsa Kamphausen ishte pushuar nga puna. Kjo pasi kishte mësuar për rrjedhjen e ngjarjes, përcjell botasot.info.  Më vonë Marchal kishte theksuar se pushimi i Kamphausen nuk kishte lidhje me ngjarjen e mësipërme.

Punë monotone, rrogë minimale

Firma Ivalis është e shpërndarë në gjithë Zvicrën por cilësohet me punë monotone dhe rrogë minimale për punëtorët e saj. Për orë paguhet 24 franga, ndërsa rrogë të 13-të nuk ka. Kush sëmurët nuk fiton rrogë. Se firma nuk kishte respektuar edhe pushimin 30 minutësh pas katër orëve, kjo tashmë konfirmohet për median zvicerane nga shumë punëtorë të saj.

Pas heroizmit të 43 vjeçarit shqiptar dhe mediatizimit të çështjes nga media zvicerane Blick, ka ardhur reagimi i Obi.

“Pas akuzave ne do shtojmë kontrollet,” tha zëdhënësi Christoph Frei. “Nëse verifikohen akuzat e lartëpërmendura, bashkëpunimi me ata është tepër i vështirë.”
Një ngushëllim i vogël për Xhuli. Ai nuk do pushohet nga puna. “Kështu nuk mund të sillet me njerëzit.”/Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat