Kryesia e Nëndegës së LDK së në Burgdorf mbajti mbledhjën e saj të parë për vitin 2017

Zvicra

Kryesia e Nëndegës së LDK së në Burgdorf mbajti mbledhjën e saj të parë për vitin 2017

Më: 28 janar 2017 Në ora: 11:03
Nga aktiviteti i nëndegës së LDK-së në Burgdorf/BE

Mbledhjen e hapi kryetari i nëndegës zotëri  Refki Kryeziu i cili pasi e propozoi rendin e ditës, prezantoi planin e takimeve vjetore te kryesisë së nëndegës së LDK-së në Burgdorf  si dhe aktivitetet e planifikuara për vitin 2017. 

Në vazhdim kryetari z. Refki Kryeziu bëri një përmbledhje të aktivitetit që është bërë  gjatë vitit 2016. Ndërsa arkatari z.Ramiz Gashi njoftoj për gjendjen e arkës së nëndegës. Të gjithë anëtarët e kryesisë u pajtuan njëzërit dhe i miratuan te dy raportet e punës te vitit 2016. Të gjithë u shprehën të gatshëm për të dhënë kontributin e gjërë sa më të mirë në dobi të forcimit të Nëndegës së LDK-së në Burgdorf. Pjesë e shqyrtimit te pikës së rendit të ditës ishte   Akademia perkujtimore për Presidentin Historik Dr Ibrahim Rugova të mbajtur në Schlieren/ZH,  më 22 janar 2017, organizuar nga nëndega e Cyrihut dhe nën patronatin e Degës  së LDK-së në Zvicër në të cilën nëndega e LDK-së në Burgdorf ndihmoi në shpenzimet  rreth këtij organizimi.

Për situatën aktuale dhe politike në Kosovë njoftoj z.Haki Latifi në të cilën theksoj se: " Serbija ka zgjedhur kohën e volitshme për të nxitur një spirale të re pasigurish, përballjesh e konflikteshe në Kosovë.

Gjykata Speciale, Demarkacioni me Malin e Zi, Asociacioni i komunave Serbe dhe ndarjet e thella politike në vend, sidomos veprimet destruktive të opozitës janë siguresa të kurdisura për konflikte sociale e politike në vend.

Kjo temë zgjoj interesimin e anëtarëve të kryesisë; z.Skender Berisha, z.Ramiz Gashi, z.Nazmi Ibrahimi e z.Berat Berisha ku ishin pjesë e diskutimeve, duke shprehur fuqishëm perkrahjen ndaj strukturave të LDK-së dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në vazhdim Kryesia e nëndegës debatoi edhe për aktivitetet që do të organizohen në të ardhmën.

Tradita vazhdon!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat