Dega e LDK-së në Zvicër zgjedh anëtarët e nëndegëve

Zvicra

Dega e LDK-së në Zvicër zgjedh anëtarët e nëndegëve

Nga: B.S Më: 30 janar 2017 Në ora: 11:57
Pamje nga mbledhja e Degës së LDK-së në Zvicër

Të shtunën, më 28 janar në Gerlafingen/SO nën kryesimin e kryetarit të Degës së LDK-së në Zvicër Haki Latifi u mbajt mbledhja e parë e Komisionit për përcjelljen dhe verifikimin e procesit zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër.

Në fillim kryetari Haki Latifi përshëndeti të gjithë të pranishmit duke ju uruar mirëse-ardhje në këtë mbledhje që kishte karakter pune dhe mobilizimi për të zbatuar deri në fund vendimin e kryesisë së LDK-së që ka të bëjë me përsëritjen e procesit zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër në të gjitha nivelet, njofton kumtesa.

Në vazhdim kryetari Haki Latifi i njoftoi të pranishmit duke përshëndetur dhe përgëzuar në emër të tij dhe të Degës së LDK-së aktin e pajtimit të dy veprimtarëve të kësaj Dege Nazmi Peci dhe Mustafë Beluli në të cilën u pritë me duartrokitje nga të pranishmit për këtë akt fisnik dhe duke uruar njëzëri Paqit faqen e bardhë!

Njëherit, u caktuan anëtarët e komisionit për vëzhgimin e procesit zgjedhor në nëndegët të cilat do ti mbajnë zgjedhjet deri, më 12 shkurt 2017. Gjatë diskutimit u kërkua që të respektohen kriterët egzistuese të Degës, duke kërkuar nga të gjitha nëndegët që të bashkëpunojnë me këtë komision, si dhe obligohen që t`i ofrojnë raportet e punës me shkrim si dhe ato financiare me dëshmitë e arkave të nëndegëve.

Pas një debati të gjerë dhe mjaft konstruktiv të anëtarëve të komisionit, u vendos me shumicë votash (nga 21 sa ishin të pranishëm, 4 ishin kundër), që të përkrahet dhe të vazhdohet procesi i zgjedhjeve nëpër nëndegë me dinamikën e planifikuar. 

Në vazhdim të mbledhjës u vendos unanimisht që ky proces të përfundoj në afatin kohor gjer, më 12 shkurt 2017, ndërsa takimi i ardhshëm i komisionit do të mbahet, më 18 shkurt 2017. Ky komision ka për obligim verifikimin e procesit zgjedhor të nëndegëve dhe të propozon datën për mbajtjën e Kuvendit zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër në koordinim me komisionin mbikqyrës të LDK-së.

Ky proces do të realizohet në koordinim të plotë me Kryesinë e Degës së LDK-së nën udhëheqjen e kryetarit Haki Latifi. Anëtarët e komisionit u tha në këtë mbledhje, gjatë gjithë procesit të Degës së LDK-së në Zvicër dhe të gjithë nëndegëve, duhet ta shoqëroj fryma bashkëpunuese, komunikimi i urtë dhe tolerant e gjithëpërfshirës në të gjitha nivelet e organizimit duke respektuar statutin dhe rregulloren për zgjedhje në kuadër të Degës së LDK-së në Zvicër./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat