Zvicër: Dy familje shqiptare u zunë fizikisht përshkak të fëmijve, gjykimet përfundojnë pas tetëvitesh

Zvicra

Zvicër: Dy familje shqiptare u zunë fizikisht përshkak të fëmijve, gjykimet përfundojnë pas tetëvitesh

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 30 janar 2017 Në ora: 22:02
Ilustrim

Pas një zënke mes fëmijëve dy vëllezër kërkuan të hakmerren ndaj një fqinji, duke tentuar ta hedhin nga dritarja, shkruan limmattalerzeitung.ch. Pas shtatë vitesh mesele Gjykata zvicerane ka vendosur për herë të dytë.

“Gjithshka nisi në një mbasdite e dielë, 13 shtator 2009. Në bllokun e ndërtesave u zunë fizikisht një djalë dhjetëvjeçar dhe një vajzë. Kjo e fundit duhet t’ia ketë gjuajtur në mbeturina bluzën e re 10 vjeçarit,” përcjell botasot.info.  “Më pas vajza kishte vrapuar tek i ati për t’u mbrojtur ndërsa sëbashku me të edhe djaloshi. Babai i djaloshit pretendon se i ati i vajzës e kishte sulmuar fizikisht djalin, ndërsa i akuzuari e mohon një veprim të tillë, duke theksuar se vetëm e kishte qortuar verbalisht.”

Miqësia e dy shqiptarëve nga Kosova u shkatërrua në këtë pikë. Babai i djaloshit me vëllain e tij bastisën shtëpinë e vajzës dhe e kapën të atin e saj duke e lënë me gjysmë trup të varur mbi dritare. E gjithë kjo ishte zhvilluar përpara syve të fëmijës.

“Ti tani do vdesësh dhe do të hedhim nga kati i tretë,” i thanë dy vëllezërit, ndërsa këtu vjen ndihma e bashkëshortes së lënduar e cila alarmoi policinë. Vëllezërit u larguan nga shtëpia.

Gjykata e Dietikon dënoi dy vëllezërit për shkak të lëndimeve në qafë dhe thyerrjen e gishtave si dhe futjen me dhunë në shtëpinë private. Një muaj ai e kishte të pamundur të shkojë në punë. Rasti shkon më pas në Gjykatën e Apelit duke i dhënë në 21 tetor 2014 me 81 faqe të drejtë vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Por vëllai i babait të zemëruar nuk u dorëzua duke u ankuar edhe njëherë.

Rigjykimet zbusin dënimet e vëllezërve

Rigjykimi në 6 pril 2016 e lehtësoi vendimin e mëparshëm dhe kësaj here vëllai i babait u dënua vetëm për shkak të lëndimive trupore dhe me 90 ditë të detyrueshme pune me 50 franga në ditë. Një sukses për vëllain që më parë ishte i dënuar me 120 ditë punë dhe mori dëmshpërblim prej 2500 franga për shkak të 25 ditë paraburgim.

Çështja shkon edhe njëherë për shqyrtim në Gjykatrën e Lausanës. Në 13 janar 2017 ajo vërtetoi në mënyrë definitive se xhaxhai i djaloshit duhet ti jepet dëmshpërblimi. Sipas një dëshmitari ai kishte tentuar të ndajë vëllain me viktimën, bile njëherë kishte goditur edhe vëllain për gjeste të pamenduara.

I riu që shkaktoi gjithë këtë kaos tashmë ka hyrë në moshën 18 vjeçare. Në bllokun e ndërtesave luajnë fëmijë tjerë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat