Rekrutët shqiptarë ngjisin Skenderbeun në uniformën ushtarake zvicerane, ja si reagon zëdhënësi i ushtrisë

Zvicra

Rekrutët shqiptarë ngjisin Skenderbeun në uniformën ushtarake zvicerane, ja si reagon zëdhënësi i ushtrisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 shkurt 2017 Në ora: 18:12
Rekrutët shqiptarë me uniformën zvicerane

Rekrutët shqiptarë me uniformën zvicerane kanë dalur me simbolin e heroit tonë kombëtar, Skenderbeun. Ndaj tyre është ngritur një procedim penal, shkruan 20min.ch.

Krenarë janë rekrutët kur veshin uniformën ushtarake, ndërsa së fundi është vërejtur një shkelje diciplinore nga ushtarët me origjinë shqiptare. Ata në uniformën zvicerane kanë ngjitur Skenderbeun, i cili në Shqipëri dhe Kosovë vlen si hero kombëtar, ngjashëm si Vilhem Teli te zviceranët, përcjell botasot.info. Fotografitë janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe i ka gëzuar komunitetin shqiptar.

Megjithatë ligji zviceran ndalon publikimin e figurave tjera kombëtare në uniformën helvete. “Në uniformën e ushtrisë zvicerane duhet të qëndrojë vetëm simbolin e ushtrisë tonë,” thotë zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist. “Kjo që është vërejtur është e palejueshme.”

Por më pas gazeta zvicerane “20min” thekson se ky procedim është nga rastet e lehta dhe nuk mund të pritet për dënime diciplinore. Ngjarja ka ndodhur në shkollën ushtarake të Airolo./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat