Rekrutët shqiptarë ngjisin Skenderbeun në uniformën ushtarake, reagon politika: Është armata zvicerane dhe jo ajo shqiptare

Zvicra

Rekrutët shqiptarë ngjisin Skenderbeun në uniformën ushtarake, reagon politika: Është armata zvicerane dhe jo ajo shqiptare

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 2 shkurt 2017 Në ora: 15:03
Rekrutët shqiptarë me uniformën zvicerane

Një shqiponjë e vogël dy krenare ka shpërndarë një zemërim të gjërë. Sepse Simboli kombëtar shqiptar ishte ngjitur në uniformën ushtarake zvicerane. Pikërisht në vendin ku duhet të qëndronte simboli i armatës helvete. Ushtarët vetë emërtoheshin si «Zug Shipi» ndërsa në uniformën ushtarake kishte ngjitur krahas shqiponjës dy krenare edhe portretin e Skenderbeut, shkruan BLICK.

Lexo edhe këtë: Rekrutët shqiptarë ngjisin Skenderbeun në uniformën ushtarake zvicerane, ja si reagon zëdhënësi i ushtrisë

Tëhuajsimi i uniformës në këtë formë nuk lejohet, është shprehur zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist për medien “20min”.

Në uniformat e ushtrisë zvicerane mund të mbarten vetëm simbolet zyrtare të korpuseve. Në fakt, ndodh nganjëherë që kompani të veçanta krijojnë bexhe jozyrtare, por bartja e tyre është e ndaluar.

Zemërimi i politikanëve është i madh

Politika e sheh ndryshe. Corina Eichenberger (FDP), presidente e Këshillit të Sigurimit Kombëtar (SiK), për Blick tha:”Zemërimi im është i madh! Ky veprim duhet të analizohet. Është armata zvicerane dhe jo ajo shqiptare.”

Beat Arnold nga partia populiste SVP, që edhe vetë është ushtarak ndjehet gjithashtu i shqetësuar: “Është një veprim i shëmtuar i këtyre zotërinjve të ri! Veprim që tregon papjekuri.”

Ngjashëm mendon edhe politikani tjetër dhe njëherësh zv.presidenti i Sik, Werner Salzmann (SVP): Kisha menduar se ushtarët me origjinë të huaj janë tërësisht krenar me detyrën që kanë, por jam zhgënjyer nga secili ushtar në atë fotografi.”

Kundrejt Blick nuk kanë dashur të sqarohen ushtarët me origjinë shqiptare, por disa minuta më vonë ata kishin larguar fotografinë nga rrjetet sociale.

Një e treta e rekrutëve në Zvicër janë me origjinë të huaj ndërsa ngjashëm në 2013 disa ushtarë zviceranë dolën në fotografi me flamurin kombëtar shqiptar. Edhe atëherë kishte ankesa./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat