Kuvendi i nëndegës së LDK-së në Wilisau/LU zgjodhi Fehmi Gagicën kryetar

Zvicra

Kuvendi i nëndegës së LDK-së në Wilisau/LU zgjodhi Fehmi Gagicën kryetar

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 22:41

Nëndega e LDK-së në Wilisau/LU sot, më 04.02.2017 në një atmosferë pune mbajti kuvendin e saj zgjedhor.

Kuvendi në fillim miratoj raportet e punës të paraqitura nga kryetari i gjertanishëm dhe raportin financiar, ku në raportet e tyre u përmend kontributi i kryesisë dhe anëtarësisë së kësaj nëndege gjatë periudhës në mes dy kuvendeve.

Në këtë kuvend u zgjodhën kryetari dhe kryesia prej 9 anëtareve si dhe delegatët për kuvendin e Degës së LDK-së në  Zvicër. Kryetar i nëndegës u zgjodh Fehmi Gagicën.

Punimet e kuvendit i përcollën nënkryetari i degës së LDK Arif Baftiu të shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë së Degës, Shaqir Shala, Mustaf Beluli, Lulzim Maliqi dhe Xhemajl Haxhiu.

Kuvendin e përshëndeti edhe kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër Haki Latifi në të cilën i uroj punë të mbarë kuvendarëve dhe suksese në punën e mëtejme kësaj nëndege.

Kuvendarët zgjodhën edhe 4 delegatë të cilët do ta përfaqësojnë Nëndegën në kuvendin zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër. 

Në fund kryetari i posa zgjedhur z. Fehmi Gagica falënderoj kuvendarët për besimin e dhënë duke u zotuar se do të punojmë si ekip i mirë në të mirë të forcimit të LDK-së dhe avancimit të organizimit të kësaj nëndege në dobi të anëtarësisë së LDK-së dhe komunitetit shqiptar në regjionin e Wilisau/LU.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat