Cyrih: Arrestohet dileri shqiptar dhe tunizian

Zvicra

Cyrih: Arrestohet dileri shqiptar dhe tunizian

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 shkurt 2017 Në ora: 10:49
Ilustrim

Dy arrestime për trafikimin e lëndëve narkotike kanë ndodhur nga policia kantoniale e Cyrihut të premten mbrëma, shkruan nzz.ch. I arrestuari i parë është një shqiptar (28), i cili rreth orës 17.45 u pa duke shitur 155 gram heroinë në sheshin e quajtur Albisriederplatz.

Dy orë më vonë u kap një tunizian me dy gram heroinë por gjatë bastisjes së shtëpisë ju sekuestruan rreth 180 gram heroinë.

Të dy personave u është shqiptuar masa e arrestit me burg./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat