Banorët e Kosovës të katërtit për nga popullsia në Cyrih

Zvicra

Banorët e Kosovës të katërtit për nga popullsia në Cyrih

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 shkurt 2017 Në ora: 14:34
Pamje nga Cyrihu

Numri i banorëve në kantonin Cyrih është rritur për 1.5 përqind më shumë nga viti i kaluar që është e barabartë thuajse me banorët e qytetit Regendorf. Në fund të 2016 në Cyrih kanë jetuar 1'482'003 persona - si asnjëherë më parë, shkruan toponline.ch.

Krahas emigrimit këtë vit ka qenë më i madh edhe numri i lindjeve sesa i vdekjeve. Sa i takon të huajve në Cyrih në fund të 2016 kanë qëndruar 389'500 të tillë ose 26,3 përqind. Numri më i madh i të huajve përbëhet nga gjermanët (88.000) dhe italianët (53.000). Më pas vijnë banorët nga Portugalia, Kosova, SPanja, Maqedonia, Serbia, Turqia dhe Austria./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat