Biznesmeni shqiptar blente vizat nga nënpunësit zviceranë, shkon në nëntë numri i arrestimeve

Zvicra

Biznesmeni shqiptar blente vizat nga nënpunësit zviceranë, shkon në nëntë numri i arrestimeve

Nga: Fitim Dika Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 19:35
ilustrim

Rasti i korrupcionit të tre nënpunësve pranë Zyrës së Emigracionit në Tessin (Zvicër), të dyshuar se kanë ofruar Vizën B për punonjësit e firmës së ndërtimit Aliu Big Team në pronësi të shqiptarit Patriot  A., 25 vjeç, kundrejt shumave të parave ka vijuar me arrestime dhe skandale tjera shkruan media zvicerane sda.ch.

Tre zviceranët e arrestuar janë dy 28 vjeçarë dhe një 23 vjeç, njëri prej tyre futbollist në ligën e dytë zvicerane C.S. (28), tashmë i suspenduar. Megjithatë gjatë ditës së hënë janë kapur edhe tre persona tjerë: një 44 vjeçar italo-zviceran, një 49 vjeçar dhe i treti është 24 vjeç, të tre të dyshuar fillimisht për shpërdorim detyre, përcjell botasot.info. Por pas marrjes në pyetje dhe mungesës së provave për “arrest me burg” të tre personat janë liruar me kusht.

Drejtori i sigurisë në Tessin, Norman Gobbi (Lega) përpara mediave shprehu zhgënjimin nga ky lloj i shpërdorimit të dhënies së vizave B kundrejt 1000 frangave. “Do përpiqemi maksimalisht për zbardhjen dhe transparencë më të madhe për ngjarjen,” premtoi ai.

Përveç Patriotit është arrestuar edhe vëllai i tij dhe një turk, të dy 27 vjeçarë.

Hetimet vijojnë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat