Bajra flet për pavarësinë e Kosovës për median zvicerane: "Ëndërroj Shqipërinë e madhe"

Zvicra

Bajra flet për pavarësinë e Kosovës për median zvicerane: "Ëndërroj Shqipërinë e madhe"

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 shkurt 2017 Në ora: 18:02
Bendrit Bajra

Në 17 shkurt Kosova feston nëntëvjetorin e pavarësisë. Ylli i rrjeteve sociale në Zvicër, Bendrit Bajra tregon për median “20 Minuten” si e kishte përjetuar këtë ditë mjaft të rëndësishme për popullin shqiptar.

Shteti më i ri i Europës pas disa ditësh feston pavarësinë e saj, ndërsa shumë banorë të saj akoma i kanë të freskëta kujtimet e 17 shkurtit 2008, sikur të kishte ndodhur dje. Njëlloj vlen edhe për humoristin Bendrit Bajra.

“Ishte e dielë - dhe të gjithë ishin në shtëpi në Zürich-Schwamendingen. Babai shikonte lajmet e mediave shqiptare,” kujton ai, përcjell botasot.info. “Më vonë fjalimin e mori Hashim Thaçi dhe në të gjithë ishim përpara televizorit. Më pas të gjithë sikur të ishim të organizuar shkuam familjarisht në sheshin Helvetiaplatz duke kërcyer dhe festuar me vetura. Mezi gjeje vend te sheshi deng me njerëz.”

«Unë ëndërroj për Shqipërinë e madhe»

Kosova prej atëherë përkundër vështirësive të shumta është zhvilluar. Urimi i Bajras është si e shumë të tjerëve: “Si shumë shqiptarë tjerë ëndërroj edhe unë për Shqipërinë e madhe.”

Këtë vit Bendrit Bajra do e festojë nëntëvjetorin fillimisht me familjen, ndërsa rreth mesnatës do shkojë në lokalin Rinora 4.

“Vitin e kaluar atje ishte plotpërplot me njerëz,” e përmbyll ai./Bota sot/

Shkrimi http://www.20min.ch/schweiz/news/story/-Dann-erklaerte-Thaci-Kosovo-fuer-unabhaengig--29586477

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat