Në St.Gallen shqiptarët e Kosovës janë komuniteti i dytë më i madh i huaj

Zvicra

Në St.Gallen shqiptarët e Kosovës janë komuniteti i dytë më i madh i huaj

Nga: Fitim Dika Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 21:43
ilustrim

Zyra e Statistikave në St. Gallen ka publikuar shifra të banorëve të huaj në këtë kanton, duke treguar se brenda njëzetepesë viteve përqindja e të huajve është rritur nga 15.4 përqind (1990) në 23.5 përqind (2015), shkruan tagblatt.ch.

Në 2016 numri më i madh i të huajve në këtë kanton, ashtu si edhe në shumicën e kantoneve tjera, janë shtetasit gjermanë 23.651, ndërsa të dytët me rradhë janë shtetasit malezezë, serbe dhe të Kosovës - 19.373 sosh. Prej tyre banorët nga Kosova janë 9599, serbë 9083 dhe malazezë, 691.

Në këto kategori janë futur gjithë personat edhe me lejeqëndrimi (Vizë B dhe Vizë C) në Zvicër./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat