Për 9 vjetorin e shtetit të Kosovës, vizitohet qendra e LAPSH-it në Suhr të Argau-së

Zvicra

Për 9 vjetorin e shtetit të Kosovës, vizitohet qendra e LAPSH-it në Suhr të Argau-së

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 20:42
Vizitohet qendra e LAPSH-it në Suhr të Argau-së

Siç dihet, thuajse në të gjitha tokat shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në diasporë, po kremtohet datëlindja e 9 e shtetit të Kosovës me programe të ndryshme e duke ardhur edhe personalitete të njoura nga i gjithë atdheu për në diasporë. Por, pak më ndryshe e më veçantë, e filluan kremtimin e kësaj feste tre veprimtarë që jetojnë në Zvicër. Shefqet Hasani, ish komandant i UÇPMB-së, që jeton dhe vepron në St.Gallen, Fazli Musliu, kryetar i Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“ me qendër në Gossau të St.Gallenit, si dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi, drejtor i Institutit Helvetikë të Europës Juglindore me seli në Zvicër, vizituan qendrën e LAPSH-it, ku u mirëpritën nga koordinatori i LAPSH-it për kt.Argau, Riza Demaj, që njihet si Daja Riz, një veprimtarë i dëshmuar i çështjes kombëtare dhe veprimtar i madh e shumë i dalluar i shkollës plotësuese shqipe.

Aty rreth orës 15.00, të datës 17 shtator, mu në ditën e 9 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, këta veprimtarë u njoftuan edhe për së afërmi me punën që ka bërë e që po bënë LAPSH-i. Zyrja e LAPSH-it, ishte e mbushur me libra e fletore për nxënësit e shkollës plotësuese shqipe, e Riza Demaj, falënderoi nga zemra musafirët. Jo rastësisht, musafirët theksuan se kanë ardhur për ta vizituar këtë zyre, duke e ditur rëndësinë e madhe që ka pas e ka edhe në të ardhmen.

"Këtu mblidhen mësuesit dhe drejtuesit e LAPSH-it, por edhe dashamirë të tjerë të shkollës shqipe, për të bashkëbiseduar për suksese të mëtutjeshme. Se si është shkolla shqipe, është e ditur deri diku, me një fjalë, nuk është se si do të duhej, duke ditur, se në Zvicër jetojnë dhe veprojnë një numër i madh i mërgatës sonë. Në shkollat zvicerane në këtë kanton, është një numër shumë i madh i fëmijëve mërgimtarë, por në shkollën shqipe ende nuk po vijnë sa duhet', ka thënë ai.

Me këtë rast, por edhe rasteve të tjera, si gjithmonë, Riza Demaj, ka kërkuar e kërkon nga të gjithë që munden të kontribuojnë, që fëmijët mërgimtarë të sjellin fëmijët e tyre nëpër shkolla.

Siç theksoi ai, të dish gjuhën shqipe, është nder i madh, sepse aty ku flitet shqipja do të mbijetoj kombi ynë, e aty ku nuk flitet, do të jetë e vëshirë e ardhmja.

Padyshim, se musafirët, premtuan, se edhe në të ardhmen, sikurse deri më tash, do të japin kontribut, që të rritet numri i nxënësve nëpër shkollat plotësuese shqipe dhe falënderuan shtetin mikë të kombit tonë Zvicrën, që ka mundësuar me të gjitha kushtet e nevojshme, që të mbahet ky mësim.

Riza Demaj, vlerësoi lart këtë vizitë dhe falënderoi shumë musafirët, që janë kujtuar të vijnë dhe të vizitojnë.

Ai ndër të tjera tha, se shkolla plotësuese shqipe, ka dhënë kontribut të madh e po jep, por duhet përkrahur nga të gjithë edhe më shumë, që të kemi edhe një numër më të madh të nxënësve. Vullneti egziston i joni për të pasur suksese, por duhet bashkëpunimi të jetë më i madh nga të gjithë.

Shefqet Hasani tha, se, në luftë duhen luftëtarë, e për të ardhmen e sigurt, duhen të rinjë e të reja që e duan shqipen, kombin, flamurin dhe investojnë në atdhe.

Ndërsa, Fazli Musliu, theksoi, se edhe shoqata jonë, është munduar dhe po kontribuon edhe për shkollën shqipe. Normalisht, se do të duhej, që të kontribuojmë edhe më shumë që të gjithë së bashku.

Ndërsa, Dashnim Hebibi, gjatë bashkëbisedimit, herë pas here, e mori fjalën, duke ia bërë me dije, "se do të ishte shumë e nevojshme, të mos them emergjente, që të bëhet çmos, apo të gjendet shkaku, se pse fëmijët mërgimtarë nuk janë sa duhet në shkollat shqipe".

"Jam munduar, që për këto 16 vjet sa jam në Zvicër, të kontribuoj edhe përmes shkrimeve të ndryshme të jap kontribut, por edhe përmes TV Diaspora-RTK, me emisione që janë mbajtur për shkollat shqipe, pastaj me modesti më duhet ta përmendi, se kontribuova për një vit në tre shkolla shqipe në këtë kanton edhe ku jemi. Por, na duhet më shumë qe të jemi bashkë dhe të veprojmë të gjithë me aq sa kemi mundësi. Por, një gjë duhet ta kujtojmë, ku ka më të dhimbshme, se një fëmijë shqiptarë, me prindër shqiptarë, të mos dijnë me folë shqip si duhet, apo të mos e dijnë se kush është Skënderuen, Ismail Qemajli, sa shkronja i ka alfabeti, cili është kryeqyteti i Kosovës, apo Shqipërisë. Megjithate, shkolla shqipe, ka dhënë kontribut me aq mundësi sa ka pasur", ka thënë ai.

Takimi ishte i përzemërt dhe Riza Demaj, me këtë rast, i uroi të gjithë shqiptarët kudo që janë këtë 9 vjetor të shtetit të Kosovës, duke theksuar, se do të na duhet të punojmë shumë e më shumë, dhe të realizohet amaneti i dëshmorëve, e i të parëve tanë, që të gjithë të jemi me një flamur kuq e zi.

"Ne jemi e do të jemi një, si vëllau nga Presheva, si ai nga Peja, Tetova,  Tirana, Prishtina, Gjilani, Ulqini, apo qytete të tjera, jemi një e do të mbesim përjetë kështu", ëshë shprehur ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat