Christophe Darbellay: "SHH “Medvegja”, shembulli më i mirë i integrimit në shoqërinë zvicerane”

Zvicra

Christophe Darbellay: "SHH “Medvegja”, shembulli më i mirë i integrimit në shoqërinë zvicerane”

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 07:21
Fotoreportazh nga manifestimi i shkëlqyeshëm i SHH "Medvegja“ me seli në Fully të Zvicrës

Mjafton të përmendet SHH “Medvegja” në Zvicër, apo qytetëza Fully, e kuptonë menjëherë, se je në mesin e medvegjasëve. Shoqatë, e cila hiq më pak se mbi 30 vjet, kurrën e kurrës nuk ndal për të mirën e atdheut, e më së paku për Medvegjën, jo se nuk deshtën të japin kontribut për Medvegjën, por, ishte më se imediate situata në Kosovë e tokat tjera shqiptare. E sot, Medvegja dhe medvegjasit, kërkojnë ndihmë nga atdheu, nga dy shtetet tona shqiptare. Nga ata që e kanë mundësinë të ndihmojnë, që të mos kalohet në heshtje ajo situatë që është e ditur, thënë shkurt e dhimbshme, me fajin e atij apo atij, kjo tash po dihet. Këtë shoqatë e kanë vizituar personalitete e personalitete nga shteti shqiptarë dhe ai i Kosovës, dyert janë të hapura për musafirë dhe veprimtarë. Ishin e do të mbeten të hapura, sepse rreth sofrës së kësaj shoqate ka pasur e ka e po besojmë se do të ketë, veprimtarë besnikë, që nuk rrahin gjokse për të arriturat, por shihen punët. Këtu nuk mundemi ta anashkalojmë, kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë Zenel Neziri kryetar I shoqatës, kuptohet me anëtarësinë e saj dhe kryesinë. Manifestimet e medvegjasëve janë shembull, se si do të duhej të organizohen. Nuk është e lehtë të përkrahin miqë zviceranë, si i pari i komunës, pastaj deputetë e kryetar partish me ndikim në politikën zvicerane. Shumë mërgimtarë, për herë të parë kanë mundur ti shohin ata personalitete në manifestime të medvegjasëve, si dhe të dalin edhe në foto. Kjo miqësi e madhe, që ka bërë kjo shoqatë, është për të nderuar e vlerësuar me miqë zviceranë. Kujto, Zenel Nezirin, Fadil Selmani, Zejnullah Namani, Sabit Hyseni, Mevlan Thaqi, Xhevat Neziri, Zymer Hajrullahu, etj,etj, e gjithë kryesinë e anëtarët, kurrë nuk u ndalën edhe me familjet e tyre në çdo manifestim. Nuk është e lehtë, një kryetarit të partisë në Zvicër e tash zyrtar i lartë i partisë së tretë në Zvicër, t`ia vësh plisin në kokë, i cili edhe është shpallur qytetar nderi i Medvegjes nga kjo shoqatë e të vallëzojmë personi në fjalë së bashku me këngë shqipe. E z.Darbellay, shpesh e përmend në manifestimet e shoqatës, se me kënaqësi e pranoj ta vëj në kokë plisin nga z.Neziri. Kjo është Zvicra, kjo është për të falënderuar gjithmonë këtë shtet.

Image

Kjo shoqatë humanitare për tri dekada veprimtari ka kryer shumë aktivitete për trojet shqiptare. Kurdo që është kërkuar, ka treguar zemërgjerësinë dhe humanitetin, e kjo dëshmohet me bamirësinë nëpër këto vite me mbi pesë milionë euro. Për më shumë është në Monografinë e Shoqatës “30 vjet në shërbim të kombit”. Prandaj, duke ditur për punën e madhe që kanë bërë dhe që janë të integruar mirë edhe në shoqërinë zvicerane, ata kanë miqësi të shkëlqyeshme me shumë zviceranë, kështu që është e pamundur që në manifestimet e tyre të mos jenë të pranishëm të parët e Komunës. E veçanta e organizimeve, që mbahen në këtë pjesë të Zvicrës nga Shoqata Humanitare «Medvegja», është se një herë në vit, e kanë koncertin në natyrë, ku muzika shqipe gumëzhin deri në mesnatë, e nuk kanë asnjë vërejtje nga zviceranët, por përkundrazi edhe ata marrin pjesë, duke vallëzuar dhe cakërruar gotat për festa. Për 23 vjet me radhë, kjo shoqatë është duke e organizuar koncertin dhe turnirin e futbollit, që mbahet tradicionalisht në Fully, në mes të stadiumit të kësaj qyteze, e ku vijnë me mijëra bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare, më së shumti nga Medvegja me rrethinë, prandaj ky vendbanim quhet edhe si Medvegja e dytë. Në këto aktivitete që organizohen në këtë pjesë të Zvicrës, përveç se kanë marrë pjesë shumë veprimtarë nga atdheu ynë, medvegjasit i ka nderuar edhe Ministri i Diasporës në Republikën e Kosovës, z.Ibrahim Makolli; ish- ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Mehmet Elezi; ish-ambasadori i Maqedonisë, Ramadan Nazifi; konsulli i Kosovës në Cyrih, z.Sali Sefa; Flamur Gashi, ambasador, profesor, gazetar, publicist e këshilltarë i presidentit të Shqipërisë, z.Bujar Nishani; piloti i pavarësisë, James Berisha; veprimtari Riza Demaj, Bajram Mulaj, Fazli Musliu, kryetar i SHHLP, e shumë e shumë të tjerë.

Shoqëria artistike, siç dihet, e ka edhe grupin folklorik, të përbërë nga Avni Neziri, Mevlan Thaçi, Sadik Baftiu dhe Sulejman Musliu, të cilët i këndojnë Medvegjës, Kosovës, Shqipërisë dhe këngë të bukura për unitetin kombëtar.

 Manifestimi, apo kremtja e 9 vjetorit të datëlindjes së Kosovës, filloi në orën 20.00. Salla ishte e përmbushur. Me hymnin e Kosovës dhe me disa këngë e valle, por edhe recitime, SHKA „Medvegja“ e themeluar nga veprimtari, Musa Neziri, shkëlqyeu para të pranishmëve. Ishte program modest dhe për të vlerësuar. Ku nga të gjithë të pranishmit herë pas here, pranonin edhe duartroktije. Me të përmendur emri i Shpend Ahmetit, Albin Kurtit, të gjithë të pranishmit, filluan ti duatrokasin dhe ti urojnë mirëseardhje.

Image

Pas programit, fjalën e mori kryetari i Shoqatës, z.Zenel Neziri i cili ndër të tjera tha: „

Të nderuar fëmijë, e ardhmja e kombit, shumë të respektuar musafirë nga Kosova, si z.Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës, z.Albin Kurti, veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, Hysen Durmishi, drejtor i Infrastrukturës në komunën e Prishtinës. I nderuar z.Shefqet Hasani ish komandant i UÇPMB-së, i nderuar vëlla Fazli Musliu kryetar i Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“, i nderuar z.Riza Demaj, koordinator i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Argau e veprimtar i madh i çështjes kombëtare, miqë zviceran, që gjithmonë ishit afër nesh si, si z.Darbelley, pastaj kryetar i komunës Fully,  z. Eduard Felle, këshilltar komunal, deputetë të nderuar të kantonit Valis, drejtorë të ndryshëm të institucioneve të ndryshme në kanton e shumë e shumë miqë të tjerë zviceran. Përshëndes edhe gjithë banorët e kësaj qytetze, që na kanë kuptuar, sa herë që kemi organizuar ndoj manifestim, na kanë përkrahur gjithmonë. Normalisht, se do të ishte mirë ti përshëndesim me emra e mbie emra të gjithë, por po frigohem se po e harroj dikend. Falënderoj edhe z. Sami Gashi, deputet kantonal në qytetin e Gjenevës. E nderuara kryesi e shoqatës anëtarë, e miqë të tjerë që jeni prezent në mesin tonë. Më lejoni, që të ju falënderoj për pjesmarrjen dhe njëherit t`ju uroj 9 vjetorin e shtetit të Kosovës. Urime, qofshim edhe më të bashkuar. Se si është Kosova sot, po e shohim edhe ne, dhe do na flasin edhe musafirët e ardhur enkas me ftesën tonë nga Kosova. Prezenca e z.Ahmeti dhe Kurti është nder i madh për ne dhe gjithë medvegjasit. Shoqata jonë, ishte dhe është apolitike, por ne i duam dhe i respektojmë ata që punojnë dhe nuk ndalen për çështjen kombëtare. Falënderoj edhe kontributin e mediave, si të mikut tonë, gazetarit të palodhur, Mr.sc.Dashnim Hebibi, TV Dispora-RTK, me producentin Esat Husaj, RTK, Bota sot, presheva.com, gazetarin e mirënjohur Denion Ndrenika Illyria, gazetën lajm në Maqedoni etj.

ABC-ja e shoqatës ka qenë çështja kombëtare edhe ate për 30 vjet me radhë, ku kemi ndihmuar atdheun jo më pak se mbi 5 milion franga.

Është kontribut madhor i medvegjasëve edhe në atdhe që janë. Edhe Medvegja është dhe mbetet kuq e zi, deshti apo nuk deshti dikushi. Ne e festojmë edhe këtë përvjetor të nëntë të shtetit të Kosovës, por nuk harrojmë të gjithë ata që kontribuan për ate ditë, si Adem Jashari me familje, Agim Ramadani, familjen Haradinaj, presidentin historikë të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka, Ukshin Hoti, Zahir Pajaziti, e shumë e shumë dëshmore të tjerë e patriot që sakrifikuan gjithçka për atdheun tonë. Nëpër manifestimet tona, ishin prezent personalitete të ndryshme nga Kosova e Shqipëria, ne i respektojmë dhe i duam musafirët, dhe prezenca sonte, mu më 17 shkurt, është  e veçantë, që kemi të parin e kryeqytetit të Kosovës z. Shpend Ahmeti dhe veprimtarin e madh të çështjes kombëtare, z.Albin Kurti. Ju faleminderit edhe njëherë për prezencën dhe që pranuat ftesën tonë. Medvegja e dijmë se ku është dhe si është. Nuk dua të ndalem në ate drejtim, sepse është koha në pyetje, por, duhet të gjithë të mendojmë dhe punojmë urgjentisht për ate tokë shqiptare. Në Kosovë, është një numër i madh i medvegjasëve, që janë shtetas të Kosovës, duhet respektuar vota e tyre, pra duhet të mendohet për ate Medvegjë, që ka mbet në mëshirën e perendisë.

Image

Për besë, edhe nipërit e mbesat tona, një ditë do të thonë, paskeni mbet jetimë, ju paskan lënë vetëm Shqipëria dhe Kosova.

Me datë 07 mars, presidenti I Shqipërisë, z.Bujar Nishani, do të vizitoj Luginën e Preshevës, është një vizitë historike, është një falënderim i përzemërt për presidentin, i cili prej ditës së parë, është munduar në forma të ndryshme, të flas e të veproj për ato treva. Të nderuar të pranishëm, Shoqata jonë, me shumë mund i ka mbijetuar kohërave të ndryshme dhe do ti mbijetojmë. Na duhet më shumë se kurrë uniteti. Kemi përcjell zërin e Medvegjës deri në SHBA e në të gjitha qendrat europiane, por po presim, që shtetet tona shqiptare, të japin kontributin e tyre. Ne jemi për paqe, por nuk jemi për të na përkulur e shkelur. Të festojmë, por mos e harroni Medvegjën, ate tokë që ka rritur burra të pushkës e pendës. Nga ai vend, vjen Akademiku Idriz Ajeti, rilindësi i fundit, nga ai vend vjen Xhim Xhema, që loboi për Kosovën me kongresmenë e president. Shoqata jonë, i ka bërë 30 vjet, ajo do të jetojë edhe më gjatë, ne do ti qëndrojmë prapa çdo kryesia, pak punë është se kush do të jetë kryetar, sepse puna është bërë vullnetare, por për ate vend, natën ditë do ta bëjmë. Lavdi dëshmorëve, gëzuar këtë datëlindje të 9 të shtetit të Kosovës dhe të bashkohemi, sepse vërtet do të humbim shumë. Armiku ynë shekullorë na dëshiron që të jemi të ndarë, prandaj, të bashkohemi. Gëzuar. Zoti e bekoftë popullin tonë, Zvicrën dhe popullin e saj, SHBA dhe gjithë miqtë tjerë ndërkombëtarë. Të nderuar të pranishëm, edhe diçka, jemi me të drejtën për Ramush Haradinaj, ate burrë që ka kontribuar për atdheun, lutemi që të vijë sa më shpejt në Kosovë. Jemi me Ramush Haradinaj, jemi me veprimtarët e çështjes kombëtare. Zoti e bekoftë Ramushin dhe gjithë atdhetarët. Besojmë shumë, se do ti përballoje edhe kësaj sfide. Edhe njëherë, falënderoj anëtarësinë, anëtarët e shoqatës, SHKA “Medvegja”, sidomos fëmijët, prindërit e tyre, se vërtet puna juaj është e shenjtë. Jemi munduar për këto vite të punojmë shumë e do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, për çështjen kombëtare e pa harruar Medvegjën tonë. Gëzuar!  Fjala e rastit përshëndetës ju edhe disa musafirëve.

Shpend Ahmeti, i pari i Prishtinës ndër të tjera theksoi:

“Kontributi i diasporës, e në veçanti i kësaj shoqate, është shumë i madh për çështjen kombëtare. Jo rastësisht ne jemi në mesin tuaj. Falënderoj kryetarin z.Zenel Neziri dhe kryesinë, që na kanë ftuar dhe ne kemi ardhur enkas ti nderojmë medvegjasit. Do të duhej, që të kontribuohet edhe më shumë ose shumë e shumë për Medvegjën. Më shumë banorë kemi në Kosovë, e konkretisht në Prishtinë, se sa në Medvegjë. Vëllezërit medvegjas edhe pse janë në Kosovë, ata kanë probleme të shumta, shumë prej tyre ende nuk e kanë shtetësinë e Kosovës. Për këtë duhet vepruar sa më shpejt. Ne u jemi mirënjohës punës së kësaj shoqate dhe gjithë diasporës sonë. Lugina e Preshevës, ka pasur e ka veprimtarë të shumtë që kanë kontribuar jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trevat shqiptare. Ne e shënojmë këtë datë, por festojmë kur të gjitha trojet etnike të jemi bashkë. Po më vjen mirë, që po shoh në mesin tuaj miqë zviceran. Zvicra ka dhënë kontribut të madh për çështjen shqiptare. Ne nuk ju harrojmë kurrë, medvegjas, ju vëllezër e motra nga Lugina e Preshevës“.

Image

Ndërsa, Albin Kurti theksoi para të pranishmëve:

Të nderuar miqë zviceran dhe gjithë ju të pranishëm. Kombi shqiptarë është i shtrirë në shumë shtete. Shqiptarët e Medvegjës kanë dhënë shumë ndër shekuj për të mirën e kombit. Ata kanë përfituar pak dhe kanë paguar çmimin e rënd, sepse kanë mbet edhe jashtë Shqipërisë dhe Kosovës. Është detyra e dy qeverive, që ti ndihmojnë shqiptarët e Medvegjës. Sot, më shumë ka shqiptarë të Medvegjës në gjithë Kosovën, se sa në Medvegjë, kjo dihet pse. Dëbimi i shqiptarëve ka ndodhur sistamitikisht. Jeta në Medvegjë ka qenë e padurueshme dhe prandaj jeni larg saj. Shumë prej jush keni halle të ndryshme. Shqiptarët janë komb i gjuhës e flamurit. Mos kurseni për arsimimin e fëmijëve tuaj. Serbia i përsërit gënjeshtrat për ne, ju organizoni dhe bashkohuni e flisni për historinë tonë e bashkëpunoni me zviceranët. Ta ndihmojmë njëri tjetrin. Jemi falënderues për shtetin zviceran, sepse zonja Calmy Rey, na ka njohur menjëherë dhe ky shtet ka strehuar ilegalen tonë, refugjatët, pra ka qenë strehë ndihmese. Bashkëupunimi me Zvicrën është shumë i ngushtë. Mërgata është urëlidhëse. Një miliard euro i sjell diaspora jonë në Kosovë. As një diasporë nuk sjell të holla më shumë se sa ju. Kemi nevojë në Kosovë të kemi bankë të diasporës. Qeveria e ardhshme do ti realizoj këto gjëra. Ju falënderoj nga zemra dhe vazhdoni me tubime dhe takime të tilla, sepse bashkëpunimi e bëjnë fuqinë dhe sjellin ndryshimin“.

Anëtar nderi të shoqatës u shpallën, musafirët nga Prishtina, si z.Shpend Ahmeti, Albin Kurti dhe Hysen Durmishi, ndërsa Akademikun tonë të nderuar nga Topalla e Medvegjës, z. Idriz Ajeti, rilindësin e fundit, si personalitet të Shekullit.

Image

Edhe Hysen Durmishi falënderoi për ftesën dhe i uroi suksese shoqatës. Ai theksoi se, diaspora ka dhënë kontribut të madh në të gjitha drejtimet. Ne mburremi me diasporën tonë. Ne kemi nevojë edhe për gjeneratën e re të diasporës, që po shkollohen nëpër universitete të ndryshme të europës e botës“. Edhe z.Darbelley, kryetari i komunës së Fully, z.Eduard, folën fjalët më të mira të mundshme për shoqatën, kryesinë e saj dhe për gjithë komunitetin tonë.Ata theksuan, se vetë prezenca jonë në këto takime, dëshmon, se i përkrahim dhe do ti përkrahim edhe në të ardhmen. Me një fjalë përshëndetëse, u paraqitën para të pranishmëve edhe z.Riza Demaj, koordinator i LAPSH-it për kt.Argau, z.Fazli Musli, kryetar i SHH „Lugina e Preshevës“ me seli në Gossau të Zvicrës, si dhe ish komandanti i UÇPMB-së, z.Shefqet Hasani. Kryetari i SHH „Medvegja“, z.Neziri, edhe njëherë falënderoi të gjithë të pranishmit dhe menjëherë filloi programi me muzikë, ku në skenë doli këngëtarja Hydajete Miftari, si dhe vëllezërit Alimusaj, të cila me këngë patriotike, bënë që e gjithë salla të duatroket dhe të vallëzojnë. Vlenë të përmendet, se në valle si herave të tjera, ishte edhe z.Darbellay me plis në kokë krahë për krah me Zenel Neziri, si dhe me miqë të tjerë zviceran. Medvegjasit, kremtuan këtë festë deri në orët e para të mëngjesit, me shpresë, se një ditë, edhe në Medvegjën e tyre do të jetë më ndryshe. / Foto dhe teksti: Dashnim HEBIBI

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat