Kuvendi i Nëndegës së LDK-së në Bërn zgjodhi Enver Aliun kryetar

Zvicra

Kuvendi i Nëndegës së LDK-së në Bërn zgjodhi Enver Aliun kryetar

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 17:40
Kuvendi zgjedhor i LDK-së në Bërn

Nëndega e LDK-së në Bërn sot, më 19 .02.2017 në një atmosferë pune mbajti kuvendin e saj zgjedhor

Kuvendin zgjedhor e hapi z. Mark Prenkaj i cili i përshëndeti të pranishmit duke i uruar mirëse ardhje në këtë kuvend zgjedhor të nëndegës së LDK-së në Bern.

Raportin e punës për aktivitetin e nëndegës e paraqiti kryetari i deritashëm z. Mark Prenkaj, i cili në detaje i informoj kuvendarët për punën dhe aktivitetin e kësaj nëndege në mes dy kuvendeve.

Kuvendi në vazhdim miratoj raportet e punës të paraqitura nga kryetari i gjertanishëm dhe raportin financiar, ku në raportet e tyre u përmend kontributi i kryesisë dhe anëtarësisë së kësaj nëndege gjatë periudhës në mes dy kuvendeve.

Në këtë kuvend u zgjodhën kryetari dhe kryesia prej 9 anëtarëve si dhe delegatët për kuvendin e Degës së LDK-së në  Zvicër. Komisioni kandidues në vazhdim i informoj delegatët për tre kandidatë të mundshëm që do të garojnë për kryetar të nëndegës; z. Prekë Buzhala, z.Enver Aliu dhe z.Ramadan Sahiti.

Procesi zgjedhor u zhvillua me vota të fshehta në të cilën delegatët me shumicë votash Kryetar të nëndegës e zgjodhën  z. Enver Aliuni. 

Punimet e kuvendit i përcollën anëtarët e komisionit të degës së LDK -së në Zvicër z.Ismet Krasniqi dhe Skender Berisha.

Kuvendin e përshëndetën sekretari i Degës së LDK-së z. Ismet Krasniqi dhe anëtari i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër z. Skender Berisha në të cilën i uruan punë të mbarë kuvendarëve dhe suksese në punën e mëtejme kësaj nëndege, në forcimin e traditës së organizimit të LDK-së dhe ruajtjën e filozofisë Rugoviane.

Kuvendarët zgjodhën edhe 4 delegatë të cilët do ta përfaqsojnë Nëndegën e LDK-së në Bern në kuvendin zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër.  

Në fund kryetari i posa zgjedhur z. Enver Aliu falenderoj kuvendarët për besimin e dhënë duke u zotuar se do të punojmë si ekip i mirë në të mirë të forcimit të LDK-së dhe avancimit të organizimit të kësaj nëndege në dobi të anëtarësisë së LDK-së dhe komunitetit shqiptar në regjionin e Bern. 

Njëherit komisioni vëzhgues i Degës vlerësoj se i gjithë procesi ishte fer dhe në frymën e respektimit të rregullave të statutit dhe rregullorës për zgjedhje të LDK-së.

Sektori për informim

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat