Unanimisht, LAPSH-i për kt.Argau, rizgjodhi, Riza Demaj, kryetar

Zvicra

Unanimisht, LAPSH-i për kt.Argau, rizgjodhi, Riza Demaj, kryetar

Nga: Dashnim Hebibi Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 18:26
Kuvendi i LAPSH-it për kantonin Argau të Zvicrës

Se shkolla plotësuese shqipe në Zvicër, ka dhënë dhe po jep kontribut të shenjtë për brezin e ri, kjo është e ditur, por veprimtarët e saj, mësues, e aktivistë të dëshmuar të çështjes kombëtare edhe të shtunën e të dielën e bëjnë ditë pune, edhe pse e gjithë java është e stërngarkuar me punët e përditshme nëpër punëtorit ku punojnë ata. Jeta e mërgimtarit ka edhe ngarkesat e veta, megjithate, LAPSH-i në Zvicër, ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në nivel Zvicre edhe pse ndoshta, do të duhej, të përkrahet më shumë nga të gjithë. Shkolla plotësuese shqipe në Zvicër, nuk është edhe ashtu si do të duhej të jetë, është fjala për nga numri i nxënësve, sepse ka klasë, që janë me nga gjashtë apo nëntë nxënës në një pjesë të Zvicrës, e kur dihet, se vetëm në ate qytet, apo rreth, ka shumë mërgimtarë shqiptarë.

Sigurisht, se do të duhej gjetur shkakun, se për çfarë arsye nuk është numri i nxënësve në ate nivel, që do të duhej që të vijojnë shkollën shqipe. Me këtë rast, nuk do të ndalem në këtë çështje nga ajo që dëgjohet apo shihet në realitet, por duhet punuar të gjithë më shumë, që fëmijët mërgimtarë, që të gjithë të shkojnë në shkollën plotësuese shqipe. Ka nga ata, që përgënjeshtrojnë apo kanë të drejtë, kjo mbetet të shihet, megjithate, duhet nisur gjithmonë nga vetja, se sa po kontribuojmë për shkollën shqipe.

Fëmijët mërgimtarë presin nga prindërit e tyre e padyshim edhe nga dy shtetet tona, si nga Shqipëria e Kosova, që të ngrejnë zërin e fortë, e të kontribuojnë edhe më shumë, sepse siç dihet, shteti mikë i kombit tonë, Zvicra, i ka dhënë të gjitha mundësitë, që shkolla shqipe të vijohet nëpër ambientet e shkollave zvicerane me të gjitha kushtet superiore.

Ka shumë për të thënë për gjendjen e tanishme, megjithate, të drejtohemi tek Kuvendi i LAPSH-it për kantonin Argau të Zvicrës.

Hyrja e këtij reportazhi erdhi nga ajo që u dëgjua para se të filloj kuvendi, por edhe gjatë saj, duke thënë, se ky apo ajo, mundet apo i ka fajet, se shkolla shqipe është në këtë gjendje... Vullneti është i madh i mësuesve dhe disa veprimtarëve të kantonit Argau, që gjatë këtij viti, të rritet numri i nxënësve dhe klasave të mësimit shqip.

Kuvendi e filloi punën në ora 10.30, ku ishin të pranishëm 15 persona, shumica prej tyre mësues të shkollës plotësuese shqipe të këtij kantoni.

Veterani i arsimit, z.Hamzë Morina, e filloi kuvendin, duke përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe caktoi rendin e punës. Z.Morina, pas një bisede miqësore me të gjithë, tregoi se si është gjendja e shkollës shqipe në këtë kanton dhe kantonet tjera dhe ndër të tjera shtoi: „Jo më pak se 25 vjetë, bëjmë shkollë shqipe me punë vullnetare. Falënderoj të gjithë ata prindër që kanë ndihmuar, që shkolla shqipe të ecë te para.

Gjendja e shkollës shqipe do të ishte më e mirë, sikurse shtetet tona, si Shqipëria dhe Kosova, të na kishin ndihmuar më shumë, se sa kanë bërë deri më tash. Nuk është e lehtë të bësh punën e mësuesit në mërgim, duke ditur shumë shkaqe që nuk dua ti përmendi, sepse të gjithë i dini. E gjithë puna është bërë me zemër e shpirt. Çdo mësues, duhet të jetë shumë i përgaditur, që orën ta zhvilloj si duhet.

Mësuesit kanë bërë punë vërtet të madhe me shumë sakrifica, këtë e them, sepse edhe unë isha me vite në këtë detyrë. Pa gjuhën shqipe e vështirë të mbahesh në të ardhmen ai që duam ne, nuk mjafton vetëm të jesh patriot, e të kontribuosh në atdhe financiarisht, kur nuk e zotëron shqipen, gjuhën e të parëve.

Nuk ka më mirë, se sa të flasim gjuhën tonë, kaq të ëmbël e të mirë. Na ka mundësuar Zvicra, që të gjitha, që të zhvillojmë këtë mësim“. Fjalën e mori edhe mësuesi Vaxhid Sejdiu, i cili përshëndeti të pranishmit dhe tha ndër të tjera, se të gjithë do të duhej të punojmë edhe më shumë, që të kemi nxënës më shumë në shkollën plotësuese.

Ai theksoi, se unë jam i kënaqur me numrin e nxënësve që kam, por natyrisht, se do të mundemi që të rrisim numrin e nxënësve me përkrahjen e të gjithëve. Veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, Bajram Mulaj, i cili ishte i shoqëruar me z.Adem Osmani, i cili njihet si afarist dhe kontribues i shkollës shqipe, u treguan si gjithmonë të gatshëm, që të kontribuojnë edhe në të ardhmen për shkollë shqipe. Z.Mulaj dhe Osmani, përshëndesin punën që është bërë deri më tash dhe shpresojnë shumë, se do të kemi edhe klasë të tjera të shkollës shqipe.

Fjalën e mori edhe z.Riza Demaj, kryetar i LAPSH-it për kt.Argau, i cili tregoi për punën që është bërë për këto tre vite, sa e ka drejtuar shkollën shqipe në këtë kanton. Siç theksoi z.Demaj, shkolla shqipe, do të duhej të jetë edhe më mirë, sepse duke parë në shkollat zvicerane, se thuajse nëpër shumë klasë janë gati më shumë se gjysma e nxënësve shqiptarë, kjo tregon, se sikur të vijnë të gjithë, do të ishte shumë mirë. Por, shpresoj tha ai, se një ditë do të rritet numri i nxënësve, e natyrisht, se do të duhej që të gjithë të punojmë në këtë drejtim. Nuk e di a ka më të shenjtë, që të dish gjuhën amtare e së bashku me te edhe për historinë tonë kombëtare. Zvicra, na ka dhënë të gjitha mundësitë, e neve na duhet që të angzhohemi për veten.

Gjatë kësaj periudhe sa isha drejtues i shkollës, jam munduar me shpirt, të jap kontribut dhe është vlerësuar nga të gjithë. Nuk duhet të bëhemi pengesë për njëri tjetrin. A do të duhej, që të ishte më mirë situata e shkollës shqipe, siurisht se po, por aq kemi pasur mundësi, dhe së shpejti, do të hapen edhe klasë të tjera dhe do të rritet numri i nxënësve. Në këtë kanton janë 17 paralele, por së shpejti janë të përgaditura edhe tre të tjera.

Viti 2016 ishte i sukseshëm, por do të duhej që të punojmë edhe më shumë dhe viti 2017, me ndihmën e të gjithëve, do të kemi më shumë nxënës dhe paralele të tjera. Kritikat na bëjnë mirë, por ato do të duhej që të jenë të drejta, e jo sa për të kritikuar. Një duhet kuptuar, se kritikat na nxisin me punu më shumë.

Në këtë kanton, përafërsisht janë 300 nxënës shqiptarë në shkollën shqipe“. Hamzë Morina, i cili pritet, që në vitin 2018, të pensionohet, ai u tregua i gatshëm, që të jap përsëri kontribut për shkollën shqipe, me aq mundësi që ka, sepse tërë jetën ia ka kushtuar shkollës shqipe. Z.Morina, ndjehet shumë krenarë, që e ka bërë punën e tij me shumë zemër dhe profesionalizëm dhe dëshiron, që shkolla shqipe në Zvicër, të jetë edhe më e fuqishme dhe të bashkëpunojmë me të gjithë më shumë, sepse është në të mirë të përgjithshme.

Ai kërkoi nga të gjithë mirëkuptim, sepse gjatë tërë kësaj kohe sa ishte mësues në Zvicër, është munduar, me të gjithë të jetë objektivë e herë pas here edhe kritikues, por për të mirën e shkollës shqipe. Shpreson, se të gjithë do ta mirëkuptojnë.

Aty nga ora 11.20 minuta, unanimisht, u propozua, Riza Demaj për kryetar të LAPSH-it për kt.Argau dhe pa asnjë fjalë, por me duartrokitje u mirëprit dhe u zgjedh kryetar. Sekretare u zgjedh, zonja Merita Pinta, ndërsa arkatarë mësuesi z.Vaxhid Sejdiu. Z.Demaj, falënderoi për besimin dhe ai ndër të tjera theksoi: „Nuk do të ndalem kurrë së kontribuari për shkollën shqipe.

Të parët tanë shumë sakrifikuan edhe për gjuhën shqipe dhe gjithsesi, edhe ne dhe të tjerët që do të vijnë pas nesh, do të duhej, ta ruajmë si sytë e ballit shqipen tonë, këtë gjuhë hyjnore“. Gjatë takimit, me modesti, më duhet përmendur faktin, se u falënderua D.Hebibi i cili me vite e vite ka shkruar për shkollën shqipe, jo vetëm në Zvicër por edhe në Gjermani. Kontribut medial ka dhënë padyshim edhe TV Diaspora/RTK, me producent Esat Husaj, pastaj gazeta „Bota sot“, e media të tjera. Krejt në fund të këtij kuvendi, të pranishmit bënë edhe foto kujtimi, si dhe disa mësues morën edhe materiale të nevojshme për nxënësit e shkollës shqipe, në zyren e LAPSH-it. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat