Zvicër: Dramë në familjen shqiptare, vjehrri qëllon me plumb birin përpara gruas dhe dy vajzave

Zvicra

Zvicër: Dramë në familjen shqiptare, vjehrri qëllon me plumb birin përpara gruas dhe dy vajzave

Nga: Fitim Dika Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 23:29
Një prej tyre, është plagosur rëndë dhe u transportua me helikopter në spital.

Në stacionin e trenave  në Gerlafingen (Solothurn- Zvicër) sot ka ndodhur një tragjedi familjare. Shqiptari A.A. (29) rreth orës 10.45 është plagosur me një plumb, shkruan “20min”.

“Agresori është arrestuar,” tha Thomas Kummer nga policia e kantonit Solothurn. Bëhet fjalë për vjehrrin e 29 vjeçarit, një 54 vjeçar zviceran. Prokuroria ka nisur hetimet, ndërsa 29 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Siç tregon fqinja e çiftit Güler Yavuz (51) menjëherë pas dëgjimit të shkrepjes së armës ka dalur nga shtëpia dhe është takuar me bashkëshorten e viktimës, Gjilimser A*. «Ajo ishte mbuluar me gjak», tregon ajo, «sepse ajo mbante në duar burrin e saj të plagosur.» Agresori vetë thirri ambulancën dhe me vetëdëshirë u dorëzua përpara policisë.

«Gjilimser nuk ishte mirë dhe ishte në shok», thotë Yavuz. Ajo shpreson që babai i dy vajzave të vogla do shërohet sa më shpejtë.

Gjithashtu fqinjët tjerë kishin dëgjuar dhe parë gjithë rastin. “Pasi dëgjuam krismën, erdhën britmat e një gruaja dhe fëmijëve të vegjël,” thekson një fqinje tjetër pa treguar emrin, përcjell botasot.info. «E pash burrin e plagosur të shtrirë në korridor.»

Dy burra janë arrestuar nga policia, kur krahas njerkut të viktimës është arrestuar edhe vëllai i viktimës, të cilët jetojnë në të njëjtën godinë. Por kjo e fundit nuk është konfirmuar nga policia.

Por një fqinje tjetër tregon se çifti i viktimës nuk kishte funkcionuar shumë mirë dhe ishin parë shpesh duke u zënë. Gjithshka pritet të zbardhet nga hetimet./Bota sot


Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat