Nën ombrellen e Ministrisë së Diasporës, në Cyrih të Zvicrës u festua pavarësia e Kosovës

Zvicra

Nën ombrellen e Ministrisë së Diasporës, në Cyrih të Zvicrës u festua pavarësia e Kosovës

Nga: Shefqet Cakolli Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 07:48
Manifestimi në Zvicër

Manifestimi u kremtua  së bashku me Qendrën Kulturor në Cyrih, dhe tri shoqërive kulturor artistike,  me qëllimin më të mirë për ta promovuar edhe si bashkëdyzim i muzikës moderne elitare e soprane dhe folklorit burimor në përvjetorin e pavarësisë.

Në përvjetorin e 9-të të pavarësisë së Kosovës, u organizuan disa manifestime anekënd Zvicrës, por edhe gjetiu në mërgatë.

Kështu mbretroj atmosfera edhe në fundjavën që e lamë pas,  në sallën e  Salmenit në Schlierenit të Kantonin të Cyrihut, e cila festë u kremtua nën patronatin e Ministrisë së Diasporës, dhe nën organizimin e Qendrës Kulturore në Cyrih, në bashkëpunim me SH.SH.V "SHOTA“ në Zvicër, SH.K.A "DARDANIA“ në Winterthur, grupi i vallzimit „RINIA“ në Spreitenbach, grupi teatral "AKTRIMI“ në Zürich, mandej si përforcim i rastit edhe kori i grave "MELODIA“, e cila u krijua shume pak javë para paraqitjes së tyre të parë, në këtë manifestim  kaq të madhë. 

Mandej programin  e zbukuruan edhe sopranoja e njohur, Sanije Matoshi  e cila kishte ardh enkas nga Kosova për ti  paraqitë,  të shtunën në  mbrëmje përvojat e saja tash më të njohura,  për tu përcjellur nga pianistja e shkëlqyer e Ermira Zyrakja, përball një publiku të stërmbushur të cilët kishin ardhur nga qyteti i Cyrihut, por edhe vise tjera të Zvicrës, për të festua, pse jo edhe për të përcjell nga afër paraqitjet artistike të tri shoqërive kulturore me anëtarët dhe prindërit e tyre.

Kështu ishin bërë edhe pregaditjet e duhura të bynës, të sallës dhe programit, në bashkëpunim të Shkrije Ramadanit (QKZ), Agron Bajramit (Shota),  Shefqet Cakollit, (Dardania), Ramadan Morina, (Aktrimi ), dhe Sherif Dakajt (Rinia),  në cilësin e këshillit artistik dhe organizativ, dhe të Bajram Kllokoqit, Salih Ramës, dhe Shaban Halitit në cilësin e kujdestarëve të sallës dhe rendit në manifestim.

Image

Pas intonimit të tri hymneve të Kosovë, të Zvicrës dhe hymnit Kombëtar,  interpretuar nga kori i grave, filloj dhe u hap programi me kohë kësaj radhe, si që jemi mësua të vonohemi në shumicën e manifestimeve të tilla.

Sipas programit artistik organizatorët ishin marrë vesh që në fillim të  programit të ngjiten në skenës valltarët e grupit “Rinia” nga Spreitenbahu,  të cilët vallëzuan një valle me tematik të pavarësisë  kombinuar me flamurin  e Kosovës dhe atë kombëtar, për të vazhua më pas me Sanije Matoshin, që ishte pjesa më e veçantë e programit artistik të mbrëmjes, ku ajo u paraqit „live“ me elegjit dhe këngët e saja të pëlqyera nga publiku edhe pse festat e tilla kërkojnë vërtet qetësi dhe një publik më të emancipuar, për vetë faktin se ajo këndoj në stilin e një opere apo soprane të mirëfillët, dhe që shumë nga fëmijët nuk e kuptojn dhe nuk dinë ta vlerësojn edhe aq zhanrin e tillë.

Më pastaj në emër të përfaqësive diplomatike kosovare në Zvicër të pranishmit i përshëndeti konsulli i përgjithshëm në Gjenevë, z. Ramadan Avdiu, i cili pasi uroj për festën,  ndau një mirënjohje posmortum për aktivistin  e qështjes kombëtare Xhavit Hoxha.  Një gjë të tillë e bëri dhe Ambasadori i  Republikës së Shqipërisë në Bernë, z. Ilir Gjoni, ku  foli edhe për rëndësinë e këtij përvjetori kaq të rëndësishëm të Kosovës, sipas tij,  shteti më i ri në Evropë për këto nëntë vite ka bërë progres dhe hapa të shpejtë në procesin e shtet-ndërtimit,  ku  më pas edhe ai ndau  një mirënjohje postmortum për aktivistin tjetër të qështjes sonë për liri dhe pavarësi, z.Ibrahim Nikqi.

Edhe Ambasadori i Maqedonisë në Bernë, z. Rafet Hajdari, uroj pavarësin e Kosovës dhe inkurajoj eliten e Kosovës për një proces të radhës drejt finalizimit të disa qështjeve të pa zgjidhura deri më tani, e i cili  po ashtu  ndau një mirënjohje për Muharrem Dinen, si veprimtar i devotshën i kësaj pavarësie që po e gëzojmë.

Më pas  në sken ngjiten anëtarët e SH.K.A “Dardania” nga Winterthuri, të cilët sollën emocione të traditave tona përmes dasmës, dhe ritualeve e dokeve tona të trashiguara ndër shekuj, e që vërtet zgjuan interesim të madhë te publiku, sa që u ngriten në këmbë, një pjesë e tyre për të marr sekuenca në mobilat e tyre,  për ti patur si mburrje dhe traditë me gjasë.

Image

Mbrëmjen festive këtë herë e ka moderuar aktori dhe moderatori tash më  i njohur në diasporë, Ramadan Morina dhe Yllka Zuzaku,  ndërsa vogëlushja Isra Abazi solli emocione të veçanta tek publiku me zërin e saj të mrekullueshëm, dhe këngët e saja.

Për të vazhua me programin e radhë, SH.SH.V „ Shota“ në Zvicër, u prezentua me disa potpuri vallesh, të cilat lanë te publiku një mbres të madhe për lëvizjet dhe skenën e mbushur me lloj-lloj veshje e koloriti të veshjeve tona kombëtare.

Dhe fare në fund, këngëtari dhe rapsodi, Isuf Rashiti mblodhi edhe një here të gjitha  grupet artistike në skenë, me këngën e Kaçanikut,  për të vazhu më pas me ca pika muzikor me surla e tupana, të orkestruara nga SH.K.A "Dardania“ , dhe „ Shota“ ku u përfëshin thuaja se të gjitha grupet së bashku me masën e gjërë për të vallëzua dhe festua ditën e pavarësisë, deri sa edhe përfundoj e tëra si manifestim për të vazhuar kështu me ushqime dhe pije të freskëta, nga e tërë kjo që u festua me vullnet e hare.

Nuk munguan as buqeta me lule për dy zonjat Sanije Matoshi dhe Ermira Zyrakja,  dhe voglushja Irsa Abazi,  si dhe udhëheqëses së korit të grave të sapoformuar „Melodia“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat