Djali i agresorit zbulon arsyen, ja pse vjehrri zviceran vrau dhëndrin shqiptar

Zvicra

Djali i agresorit zbulon arsyen, ja pse vjehrri zviceran vrau dhëndrin shqiptar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 shkurt 2017 Në ora: 10:21
Vendi ku Imran S. (54) qëlloi për vdekje dhëndrrin e tij shqiptar, Alil A. (34)

Të hënën në Gerlafingen vjehrri Imran S. (54) qëlloi me plumb dhëndrin Alil A. (34) përpara bijës dhe dy mbesave. Në mbrëmjen mes të hënës dhe të martës ai ndërroi jetë në spital. 54 vjeçari është zviceran me origjinë nga Maqedonia dhe hetimet për vrasje nuk janë zbardhur akoma. Momentalisht ai ndodhet në paraburgim.

BLICK takoi birin e vrasësit, Z.S.* (21), i cili njeh prapaskenat. “Babai im mori një telefonatë nga motra ime të hënën në mëngjes,” thotë automekaniçari. Ajo i kishte thënë, se ka probleme me burrin e saj Alil A.

Lexo edhe këtë: Vdes babai i dy vajzave që u plagos nga vjehrri zviceran përpara familjes, ja momenti kur ai qëlloi me armë

«Ajo luti babain për ti ardhur në ndihmë dhe kishte dëgjuar sesi 34 vjeçari i ndjerë kishte goditur fizikisht motrën time.”

A kishte kërcënuar viktima?

Z. S. tregon se babai kishte nisur me pistoletë drejt shtëpisë së bijës. “Ai është person i qetë, por kësaj here jo, pasi Alil kishte dhunuar dhe kërcënuar me vdekje motrën dhe dhëndri jem kishte gjithashtu armë.”

Z.S. nuk dijë më shumë të sqarojë ngjarjen, por tash ai premton se do përkushtohet maksimalisht për dy mbesat e tij, të cilët kanë humbur babain./Bota sot

Image
Vjehrri zviceran, Imran S. (54)
Image
Dhëndërri shqiptar, Alil A. (34)
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat