30 vjeçari dëbohet pas 27 vjetësh qëndrim në Zvicër, por ja çka e pret në Kosovë sipas gjykatës

Zvicra

30 vjeçari dëbohet pas 27 vjetësh qëndrim në Zvicër, por ja çka e pret në Kosovë sipas gjykatës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 shkurt 2017 Në ora: 10:46
30-vjeçari e tërhoqi çështjen deri në Gjykatën Federale në Lozanë, por pa sukses. Gjykata Supreme Federale ka konfirmuar dëbimin nga vendi.

Në moshën tre vjeçare ai erdhi nga Kosova në Zvicër, ndërsa tani në moshën 30 vjeçare duhet të largohet përgjithmonë nga vendi helvet, shkruan “Berner Zeitung”. Gjykata nuk ia njohu faljen shqiptarit të dënuar x-herë për shkelje penale.

Veprat e para penale erdhën prej moshës 11 vjeçare, duke u akuzuar pesë herë nga gjykata e të rinjve, prej të cilave dy herë për grabitje. Gjithashtu edhe si i rritur ai ka kryer kundërvajtje ligjore.

Ai është dënuar shtatë herë për kundravajtje mes tyre edhe për prishjen e rendit familjar, përpara akuzës nga Gjykata e Apelit në fillim 2013 ku u shpall fajtor për plagosje trupore dhe u dënua me 42 muaj burg, përcjell botasot.info. Sipas gjykatësit zviceran ai qëlloi me grusht viktimën pa arsye, ndërsa më pas ia nguli thikën në gjoks  por fatmirësisht pa pasoja fatale.

“Viktima duhet ti nënshtrohet një operacioni emergjent për ti shpëtuar gjakderdhjes,” thuhej në komunikatën e gjykatës.

Për të mos mbaruar këtu ai kreu edhe sulme tjera ku në 2015 kantoni i Bernit ia mori lejen e qëndrimit me shkas për ta dëbuar. Ky vendim shkoi deri në instancat më të larta gjyqësore, por 30 vjeçari nuk pati sukses të bindte prokurorët dhe gjykatësit. Gjykata e Lausanës në fund solli vendim përfundimtar: ai duhet të dëbohet në Kosovë.

Vendimi: «Pagesë dhe dëbim»

Avokati i tij argumentoi se ai nuk mund të dëbohet në Kosovë pasi ka ikur nga atje në moshën 3 vjeçare dhe nuk ka asnjë lloj marrëdhënie atje. Por gjykata arsyetoi se interesat publike janë më të rëndësishme se interesat private të 30 vjeçarit.

“I akuzuari është i ri dhe i gatshëm të shkollohet dhe të mësohet me përshtatjen e tij në Kosovë,” përfundon gjykimi. Përveç kësaj 30 vjeçari duhet ti paguajë shpenzimet gjyqësore./Bota sos

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat