Në vendin e quajtur Usgüüglete të qytetit të Luzernit, dy burra kanë përdorur para kesh të klientëve tjerë në restorant. Policia nuk e kishte vështirë ti arrestonte disa çaste më vonë, shkruan “Luzerner Zeitung”.
Dy burrat nga Maqedonia rreth orës 18 u ulën në një tavolinë të restorantit. Njëri prej tyre zgjati dorën te xhaketa e klientit të ndodhur afër tavolinës së tyre dhe ia rrëmber paratë. Megjithatë ky gjest u pa nga personat tjerë të ndodhur në lokal, të cilët alarmuan policinë.
Patrulla e policisë mundi t'i arrestojë dy të dyshuarit në Usgüüglete, të cilët nga kontrollet e imtësishme krahas grabitjes me vete kishin edhe bankënota të falsifikuara. 46 dhe 49 vjeçari nga Maqedonia janë dërguar në paraburgim, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet./Bota sot