Nëndega e LDK-së në Zürich kremtoi 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Zvicra

Nëndega e LDK-së në Zürich kremtoi 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 20:07
Në këtë manifestim dhe përvjetor merrnin pjesë; kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi, anëtarët e kryesisë z. Hasan Spahiu dhe Skender Meka.

Në qytezën e vogël pranë Zürich-ut në Embrach, në një atmosferë festive, ku merrnin pjesë me dhjetëra aktivist të nëndegës, bashkadhetarë me familje, në mënyrë dinjitoze dhe të hareshme shënuan me këngë e valle 9- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Manifestimi u nis nën intominimin e Himnit të Kosovës dhe të Dardanisë, „Kur ka ra kushtimi n`Kosovë„  kurse hapjen zyrtare të këtij manifestimit e bëri moderatori, z. Hasan Spahiu duke ju uruar mirëseardhje të pranishmëve, në këtë festë të përbashkët, kushtuar  9- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në vazhdim moderatori z. Hasan Spahiu u shpreh se kemi arsye që sot të festojmë, kremtojmë festën dhe të krenohemi me punën tonë të palodhshme e cila rezultoj në rezultatet të prekshme, ku e them me përgjegjësinë më të madhe se pa ne mërgatën, Kosova kurrë nuk do të ishte siç është sot, e lirë dhe pavarur.z. Spahiu ndër të tjera veçoj se: " Kur në Shkodër sundonin labeatët, asokohe dardanët ishin shumë të fortë në Dardani." Andaj, LDK-ë me Dr. Ibrahim Rugovën i vunë themelet e shtetit. Kosova duket ende fëmijë, si shtet por është i njohur nga shtetet më të fuqishme të botës. Dr. Rugova thoshte: "Në miqësi të përhershme me Amerikën dhe BE në".

Më pas moderatori z. Hasan Spahiu në emër të organizatorit  përshëndeti kryetarin e Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi, në të cilën e ftoi për një fjalë rasti.
Me një fjalë rasti për 9 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës  foli  kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër, z. Haki Latifi i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, nikoqirin, kryesinë e nëndegës dhe antarët e kryesisë së degës, ku ndër të tjera theksoj; „Më lejoni që në emër të kryesisë së LDK-së Dega në Zvicër dhe anëtarësisë së saj t`ju përshëndes, në mënyrë të veçant duke përgëzuar dhe përshëndetur  kryesinë  e nëndegës së LDK-së në Zürich si organzatore e këti manifestimi dke ju uruar festën kombëtare  9-vjetorin e shpalljës së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Më 17 shkurt, Kosova e pavarur shënoi përvjetorin e 9-të të ekzistencës së vet si shtet. Është dita kur Parlamenti i Kosovës aprovoi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës më 2008, është dita e cila ngërthen në vete shumë vite përpjekjesh, vuajtjesh dhe lotëve e gjakut të derdhur , është dita që sublimon përpjekjet e gjeneratave vuajtjet burgjeve të mijëra të rinjve e të rejave, betejat e luftëtarëve, gjakun e qytetarëve luftën dhe gjakun e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për këtë sublimim të vullnetit tonë për liri e pavarësi është, dita që e realizon ëndrrën e brezave ëndrrën e netëve pa gjumë, të vuajtjeve nëpër  burgjeve dhe persekutimeve nga regjimi barbarë serbosllav, ëndrrën e mërgimtarëve të ikur nga toka mëmë, ëndrrën e luftëtarëve të lirisë.

Pra, Pavarësinë e Kosovës e kanë krijuar breza të tërë heronjësh të kënduar e të pakënduar me veprën e tyre jetësore, me punën e palodhshme e sakrificat që kanë bërë. Pavarësia e Kosovës u shpallë para botës dhe me bekimin e miqëve të saj, që u gjetën pranë nesh, kur e keqja kishte përlarë këtë pjesë të Ballkanit, por edhe më vonë, në këto vite të rimëkëmbjes së jetës shoqërore, ekonomike e politike të vendit tonë të shkatërruar nga okupimi e lufta, shënon po kështu edhe kthesën e madhe historike, në të cilën kjo aspiratë u legjitimua si e drejtë historike dhe politike e popullit të Kosovës për shtet të  pavarur e demokratik.

Sot, kujtojmë përpjekjet e pa rreshtura dhe shpirtin e një populli për të mos u përulur për liri dhe pavarësinë e Kosovës, të liderit politik, Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtorëve të Presidentit Akademik Fehmi Agani, Latif Berisha, Zekeria Cana, Anton Çetta e Fadil Ferati etj., veprën heroike të komandantit Adem Jasharit, Salih Çekaj, Agim Ramadani, kolonel Ahmet Krasniqi, Zahir Pajaziti, Ukë Bytyqi , Ekrem Rexha, kolonel Tahir Zemaj  etj. dhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për të vendosur drejtësi dhe të gjithë atyre bijëve dhe bijave që me vullnetin dhe përkushtimin e tyre punuan dhe u flijuan për të ardhmen e këtij vendi.  Sot më tepër se kurrë  institucionet dhe qytetarërët në Kosovë kanë nevojë për besim, në mënyrë që të ecet para dhe të mos presim që hallet tona të na i zgjidhin të tjerët.

Kosova ka nevojë që themelet e këtij shteti të ri të ndërtohen me besim, ka nevojë për një besim të madh, me një investim shumë të madh jo vetëm kombëtar shqiptar por edhe ndërkombëtar dhe çdo njeri ka përgjegjësi të ndërtojë jetën e tij në shtëpinë e tij, biznesin e tij, por ka edhe një përgjegjësi publike të ndërtojmë vendin ku jetojmë bashkë.

Dega e LDK në Zvicër mbetet e përcaktuar për veprimtari institucionale e cila do të veprojë me urtësi në ruajtje të unitetit dhe institucioneve të cilat i krijuam me shumë mund, njëherit do të vazhdojë t`i qëndroje besnike filozofisë politike të Presidentit Rugova dhe do të mbetet e vëmendshme që ti ruajë miqtë të cilët i krijoi Presidenti Rugova. Njëhrit shprehim përkrahjen e plotë për kryesinë e LDK-së dhe për Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, si dhe për progresin e gjithanshëm që po arrihet në Kosovë, në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, forcimin e shtetit ligjor dhe anëtarësimin e Kosovës në strukturat e BE-së.  „ tha ndër të tjera z. Haki Latifi.

Në vazhdim moderatori ftoj nxënësit e shkollës shqipe të mësimit plotësues ku recituan poezi kushtuar mëmëdheut. Me poezit e tyre nxënëset e talentuara: Arbenita Skenderi recitoj poezitë " Me pikat e gjakut", dhe "Për mëmëdhenë", Arbërije Skenderi recitoj poezinë "Për një shkronjë" dhe Altin Skenderi recitoj poezinë " Sytë e nënës", në vazhdim i lëshuan radhën programit argëtues.

Në vazhdim në pjesën e programit kulturor e artistik u dallua Grupi muzikor " Sebastian" i cili kishte përgatitur disa valle dhe këngë të cilat u interpretuan jashtzakonisht mirë dhe u mirëpritën nga pjesmarrësit e shumtë, ndërsa sallën e entuzismuan këngëtarët e mirënjohura Anila Nimani dhe Albana Mesuli me reportuarin e pasur të muzikës që u mirëprit nga të pranishmit të cilët kanë vallëzuar deri në orët e vona të kësaj pasdite festive.

Në fund Kryetari i nëndegës z. Lulzim Maliqi së bashku me kryetarin e Degës së LDK-së në Zvicër me rastin e 65 vjetorin e pensionimit të veteranit të arsimit dhe veteranit të LDK-së z. Hasan Spahiu i dhuruan një libër duke i uruar shëndet dhe mbarësi në jetë, si dhe falenderuan sponzorin e këti manifestimi pronarin e Restaurantit "Rozafa" z. Irfan Morina për kontributin e tij në këtë manifestim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat