Ndalohet nga policia zvicerane shqiptari me sopatë

Zvicra

Ndalohet nga policia zvicerane shqiptari me sopatë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 mars 2017 Në ora: 11:39
Ilustrim

Në fund të qershorit një shqiptar nga Kosova, 37 vjeçar, sulmoi me sopatë dy policë me rastin e një kontrollimi që këta dy po i bënin në Murgenthal të Kantonit Argau.

Shqiptari nga Kantoni i Lucernit, sipas banorëve të regjionit, kishte qëndruar për disa ditë me radhë si kampist “në të zezë” në pyllin e komunës kufitare, St. Urban, shkruante “20min”. 20minuten.ch

Kur policët deshën ta kontaktonin ai i kërcënoi ata me një sopatë, ku sii reagim, policët e qëlluan disa herë 37 vjeçarin duke e goditur në krahun e majtë dhe në kofshën e djathtë. Ai është operuar duke mos qenë në rrezik për jetën.

Prokuroria e Baden ka iniciuar një procedurë jo vetëm ndaj shqiptarit, por edhe ndaj policëve nëse kishin qëlluar me arsye.

“Autoritetet e drejtësisë në Kantonin Aargau e kanë akuzuar shqiptarin për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe kërkojnë dënim me burg prej 2.5 vitesh. Dënimi ka qenë minimal për shkak se ai ka vuajtur nga sëmundje psikologjike, duke u shpallur pjesërisht i fajshëm,” përcjell botasot.info.

Në lidhje me dy policët Prokuroria i shpalli të pafajshëm, pasi kishin vepruar në “vetëmbrojtje” dhe “nuk kishin pasur mundësi tjetër reagimi.”

Vendimi nuk është i plotfuqishëm, nëse 37 vjeçari ankimon çështjen në Gjykatën e Apelit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat