Shpëtim Xhemaili kërkon votën për zgjedhjet në kantonin Solothurn

Zvicra

Shpëtim Xhemaili kërkon votën për zgjedhjet në kantonin Solothurn

Nga: Fitim Dika Më: 3 mars 2017 Në ora: 23:05
Posteri

Në zgjedhjet kantonale të Solothurnit që do mbahen në 12 mars 2017, mes kandidatëve të shumtë është edhe politikani me origjinë shqiptare, Shpëtim Xhemaili, i cili konkurron me partinë e djathtë zvicerane CVP. 27 vjeçari jeton në Trimbach të Solothurnit ndërsa ka mbaruar mësimet në kolegjin AKAD. Krahas politikës ai punon si agjent në Airline Assistance Switzerland. Po ashtu Shpëtimi ka një përvojë edhe në punën e modelimit dhe aktrimit, shkruan “Bota sot”.

“Luten gjithë shqiptarët me shtetësi zvicrane, me vendbanim në vendet e poshtshënuara të kantonit Solothurn, që me datë 12 mars 2017 të dalin në zgjedhjet kantonale dhe ta votojnë kandidatin shqiptar të partisë CVP-z.SHPETIM XHEMAILI. Ja lista e vendbanimeve te kantonit Solothurn që mund ta votojne z. Xhemaili: Olten, Trimbach, Wisen, Kienberg, Stüsslingen, Rohr, Erlinsbach, Niedererlinsbach, Lostorf, Winznau, Hauenstein-Ifenthal, Obergösgen, Niedergösgen, Eppenberg, Wöschnau, Schönenwerd, Gretzenbach, Dulliken, Däniken, Walterswil, Starrkirch-Wil, Wangen bei Olten, Rickenbach, Hägendorf, Kappel, Boningen, Fulenbach dhe Gunzgen,” shkruan në Fejsbuk, Xhemaili.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat