Thurgau: Pas gjermanëve dhe italianëve, shtetasit e Maqedonisë më të shumtët në numër

Zvicra

Thurgau: Pas gjermanëve dhe italianëve, shtetasit e Maqedonisë më të shumtët në numër

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 mars 2017 Në ora: 10:00
Kantoni Thurgau

Kantoni Thurgau ka shënuar rritje të popullsisë gjatë 2016 për 1.2 përqind, shkruan fm1today.ch.

“Në fund të 2016 në Kantonin Thurgau jetonin 269’731 banorë, që është për 3200 persona më shumë sesa në fund të 2015. Sipas zyrave të statistikave në këtë këtë kanton, rritje më të madhe kanë shënuar të huajt me 2,3 përqind,” përcjell botasot.info. Më te tëpërt në numër nga të huajt janë gjermanët me 21, 500 persona, ndjekur nga italianët (9300), ndërsa në vendin e tretë ndodhen shtetasit e Maqedonisë me 6900 persona. Në vendin e katërt qëndrojnë portugezët (4700).

Plakja e kantonit

Ajo që ka alarmuar ekspertët është plakja e banorëve. 17 përqind e banorëve në fund të 2016 ishin mbi 65 vjet, ndërsa përpara dhjetë vjetësh kjo shifër ishte 15 përqind. Pjesa e banorëve të ri ka rënë nga 24 në 20 përqind. Këto shifra kanë ardhur si pasojë e uljes së natalitetit dhe rritjes së jetëgjatësisë./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat