Reagojnë fqinjët që jetojnë pranë lokalit, ngjarja prish imazhin e shqiptarëve

Zvicra

Reagojnë fqinjët që jetojnë pranë lokalit, ngjarja prish imazhin e shqiptarëve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 mars 2017 Në ora: 14:21
Pamje nga sulmi

Sipas Isen Sulejmanit që jeton pranë vendngjarjes, në lokalin Cafe 56 shkojnë vetëm burra. Pronari i ri, I. S. (43), kishte pezulluar servimin e alkoolit, megjithatë kamarierja e lokalit gjatë asaj nate kishte shërbyer. “Çdoherë kisha dyshime se do ndodhte diçka,” tha babai i pensionuar për BLICK.

Fqinji Naeem Bhatti është tërësisht pafjalë. «Gjatë ditës së karnavaleve “Fasnacht” aty kishte mijëra persona dhe nuk ndodhi asgjë. Tani ndodhi gjithë kjo tragjedi në një kafe të vogël. Kurrë se kisha menduar se do ndodhte një gjë e tillë.”

Image
Image

“Dëgjuam përleshjen e zhurmshme të burrave”

Laura Ferkovic (21) jeton pikërisht pranë kafes së maqedonasit, ku dje mbrëma ndodhi vrasja e dyfishtë. “Dëgjuam përleshjen e zhurmshme të burrave,” tregon ajo. Disa fqinj të mi kishin dëgjuar bile edhe të shtëna. Më pas shikova sesi vraponte një grua.

Një gruaj tjetër me origjinë shqiptare që jeton poashtu pranë lokalit, shton se lokali frekuentohej thuajse vetëm nga shqiptarët dhe persona të tjerë kurrë nuk pinin as edhe një kafe. Ajo turpërohet nga një vepër e tillë. “Këtu jetojnë shumë shqiptarë paqësorë.” Agresioni i mbrëmshëm prish imazhin e tonë.

Ngjarja dramatike ka shtuar gatishmërinë edhe te policia gjermane për të kontrolluar më imtësisht kufirin./Bota sot/

Video: http://www.blick.ch/news/schweiz/basel/taeter-fluechtig-zwei-maenner-in-basler-bar-erschossen-id6347180.html

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat