Detaje të reja për vrasjen e dy shqiptarëve në Bazel, policia tregon ku po heton

Zvicra

Detaje të reja për vrasjen e dy shqiptarëve në Bazel, policia tregon ku po heton

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 mars 2017 Në ora: 10:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Breshëria e armëve në Cafe 56 solli dy të vrarë dhe një të plagosur. Të gjithë nga Shqipëria.

Por pas sulmit agresorët janë akoma në arrati dhe policia nuk ka udhëzime mbi vendndodhjen e tyre të saktë, thotë komisari i policisë pranë Prokurorisë së Basel-Stadt, për 20 Minuten.

Megjithatë hetimet janë në gatishmëri të plotë. “Ne kemi krijuar një komision special prej 30 personash,” tha Gill. Akoma asnjë qartëzi nuk sundon për motivin e ngjarjes. Gill: “E vetmja çfarë jemi të sigurt është se nuk bëhet fjalë për sulm terrorist.”

Në kohën kur janë vrarë dy shqiptarë (28 dhe 39 vjeç), një 24 vjeçar arriti t'i mbijetojë sulmeve. Gill: “Ai është akoma në gjendje të rëndë, shpresojmë që së shpejti mund ta marrim në pyetje.”/Bota sot

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat