Ja kush janë viktimat e Bazelit

Zvicra

Ja kush janë viktimat e Bazelit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 12 mars 2017 Në ora: 13:26
Në këtë foto janë dy viktimat 28 vjeçari Mirjan B (i dyti nga e majta) dhe 39 vjeçari Gent S. (i pari nga e djathta). Festim D. (24, i pari nga e majta) është jashtë rrezikut për jetë. Ermal K. (I dyti nga e djathta) qëndronte me tre shokët së bashku. I vetmi që nuk u sulmua. Kjo foto është shkrepur disa ditë përpara breshërisë në Cafe 56.

Në barin Cafe 56 në Kleinbasel (Bazeli i vogël) të enjten u vranë dy persona dhe njëri u plagos rëndë. Tani janë zbuluar identitetet e viktimave shkruan "20min", transmeton "Bota sot".

Ngjarja e rëndë ndodhi në lokalin e Skënder I. nga Maqedonia në rrugën Erlenstrasse pak përpara orës 20:00. Sipas Prokurorisë së Bazel dy burra kanë hap zjarr kundër klientëve të lokalit dhe janë larguar menjëhere.

Ata u larguan dhe janë në arrati akoma, ndërsa lanë të vdekur 28 vjeçarin Mirjan B. dhe 39 vjeçarin Gent S.. I plagosuri rëndë që ndodhet jashtë rrezikut për jetë është 24 vjeçari Festim D.

Një i njohur i familjes tregon se është thirrur nga familja e Mirjanit të ndjerë që i kishin treguar se njëri nga viktimat është djali i tyre. "Ata ishin tmerrësisht keq dhe vajtonin," kujton i njohuri i familjes që kishte nisur menjëherë nga Italia në Zvicër.

I njohuri e paraqet Mirjanin si një të ri me personalitet të shkëlqyer dhe karakter të fortë. "Për të tjerët ai jepte edhe këmishën e fundit.

 Ishte mjaft miqësor." Gjithshka kishte qenë paqësore në tavolinën e viktimave kur papritur një person futet në lokal dhe hap zjarr pa paralajmërim. Herën e parë qëllon mbi Festimin, ndërsa më pas ngrihet në këmbë Mirjani për të marrë armën e agresorit ku goditet nga plumbat vdekjeprurësë sëbashku me Gentin.

Se kush janë agresorët nuk dihet, por të gjithë në tavolinë qëndronin si turistë në Zvicër. Genti la lënë tash dy fëmijë jetimë. Sipas të afërmve agresorët mund të jenë larguar në Shqipëri pas dramës./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat