Media zvicerane zbulon arsyen e vrasjes së dy shqiptarëve në Bazel

Zvicra

Media zvicerane zbulon arsyen e vrasjes së dy shqiptarëve në Bazel

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 mars 2017 Në ora: 13:09
Mirjan B, Orges S, Festim D dhe Ermal K

28 vjeçari Mirjan B., 39 vjeçari Orges S. dhe 24 vjeçari Festim D. qëndronin të ulur në Cafe 56 të enjten mbrëma, kur u qëlluan me plumba nga dy persona të sapoardhur në bar, shkruan “20min”.

I pari u qëllua Festim D., një i njohur nga Mirjani: “Atëkohë është ngritur Mirjan B. dhe kishte shkuar për të marrë armën e njërit nga agresorët.” Atëherë është qëlluar ai dhe Orges S., të cilët vdiqën në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda.

Dy kilogram heroinë e vjedhur

Megjithatë pse është qëlluar mbi këta tre persona? Media zvicerane “20min” nga shumë burime ka zbuluar që shkaku i gjakderdhjes makabre ka ardhur si pasojë e grabitjes së dy kilogram heroine. Sëpaku njëri nga viktimat e së enjtes ka qenë pjesë e grabitjes së drogës. “Pra sulmi ka ardhur si pasojë e hakmarrjes,” përcjell botasot.info.

E njohur është se viktimat qëndronin si turistë në Zvicër, sipas gjithë gjasave të lidhur me rrjetin e bandave narko-trafikante, shkruan më tej media zvicerane. Në lidhje me atë se deri ku kanë arritur hetimet, nuk ka dashur të komentojë komisari i policisë, Rene Gsell, por ai tha vetëm se “hetimet janë të vështira dhe gjithëpërfshirëse.” Nëse agresorët janë arrestuar, Gsell nuk ka dashur të komentojë.

Dy kufomat e shqiptarëve të vdekur do dërgohen të mërkurën në vendlindje Shqipëri, siç ka zbuluar 20min nga burimet e saja. Policia ka arritur të sekuestrojë celularët e viktimave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes./Bota sot/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat