Gjithmonë e më shumë banorë në Schaffhausen, shtetasit e Maqedonisë dhe Kosovës në Top 4

Zvicra

Gjithmonë e më shumë banorë në Schaffhausen, shtetasit e Maqedonisë dhe Kosovës në Top 4

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 mars 2017 Në ora: 20:28
Canton Schaffhausen më shumë njerëz që jetojnë aty

Në kantonin Schaffhausen jetojnë 0,9 përqind më shumë persona sesa një vit më parë ose gjithsej 80'830 banorë, shkruan media zvicerane toponline.ch.

Kjo rritje është më e madhe prej në 2013, kryesisht edhe falë shtimit të emigrantëve. Rritje më të larta janë regjistruar në qytetet Stein am Rhein (+2,3 përqind), ndjekur nga Klettgau dhe Reiat (secila +1,6 përqind). Në Schaffhausen jetonin 0,2 përqind më shumë banorë.

Rreth tre të katërtat e banorëve në këtë kanton kanë pasosh zviceran, ndërsa të huajtë përbëjnë 25,9 përqind. Pjesa më e madhe e të huajve janë me origjinë nga Gjermania, Italia, ndjekur nga Maqedonia dhe Kosova./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat