Shqiptarja e adoptuar dhe e rritur si zviceranët: Shqiptarët e Zvicrës dhe Kosovës janë krejtësisht të ndryshëm

Zvicra

Shqiptarja e adoptuar dhe e rritur si zviceranët: Shqiptarët e Zvicrës dhe Kosovës janë krejtësisht të ndryshëm

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 mars 2017 Në ora: 19:20
Karin Dubler

23 vjeçarja Karin Dubler kaloi fëmijërinë në Reichenburg SZ, megjithatë kur i rrit kuptoi se rrënjët e saj janë nga Kosova.

Dubler, vetëm kur i ka mbushur 18 vjet ka kuptuar se ajo në fakt kur ka lindur është quajtur Laura Rushiti dhe se prindërit e saj biologjikë janë nga Kosova dhe e kanë dhënë për adoptim pak ditë pas lindjes. “Nga pamja ime e jashtme mendoja se unë kisha origjinën nga Portugalia ose Spanja,” tha 23 vjeçarja gjatë fillimit të emisionit ”Atdheu im i huaj - Kosova”, që do jepet të premten në televizionin zviceran SRF1 me fillim në ora 21.00.

Ajo ishte adoptuar nga çifti zviceran Erich dhe Erika Dubler, ndërsa prejardhjen e saj të vërtetë ia kanë treguar vetëm kur ka mbushur moshën madhore.

Udhëtimi i saj i parë në Kosovë

Tash ajo shkon për herë të parë në vendin e saj të prejardhjes për t`u njohur me kulturën, vendin dhe njerëzit e atjeshëm. Në këtë aventurë Karina shoqërohet nga babai i saj adoptues, Erich-u. As ai nuk ka qenë asnjëherë në Kosovë, në shtetin më të ri të Evropës. Ata udhëtojnë me tren, autobus, me kuaj dhe me taksi nga kryeqyteti Prishtinë deri në Alpet Shqiptare, nga Prizreni në Mitrovicë, në qytetin e lindjes të prindërve biologjikë të Karinës. Atje ajo përjeton një takim që do t`ia ndryshojë përgjithmonë jetën. A do hezitojë të takojë prindërit e saj biologjikë?, do e mësoni vetëm sonte.

Shqiptarët e Kosovës janë të ndryshëm nga ata të Zvicrës

Unë shikoj përparësi që në fakt jam rritur në Zvicër dhe jo në Kosovë, shton më tej Dubler kur e njëh nga afër vendin e origjinës. “Nuk është e lehtë, por me karakter të fortë dhe ambicie mund të arrish diçka në jetë. Ne nuk mund të udhëtojmë. Ne nuk jemi të lirë. Ne nuk mund të studiojmë, ku ne dëshirojmë. Unë mendoj se kjo është më e keqja,” i thotë një vajzë e re nga Prishtina, Dublerit.

“Unë nuk mund të identifikoj shqiptarët e Kosovës me ata të cilët jetojnë në Zvicër. Janë krejt të ndryshëm,” thotë ajo. “Herën e parë kërkoj të njoh njerëzit dhe vendin.”/Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat