Policia e Tessinit arreston dy shtetas të Kosovës me dokumenta të falsifikuara

Zvicra

Policia e Tessinit arreston dy shtetas të Kosovës me dokumenta të falsifikuara

Nga: Fitim Dika Më: 17 mars 2017 Në ora: 20:01
ilustrim

Prokuroria, policia kantoniale dhe rojat kufitare kanë bërë të ditur se janë paraburgosur edhe dy shtetas tjerë nga Kosova, shkruan “Bota sot” duke u mbështetur në komunikatën policore të Tessinit.

Njëri nga të paraburgosurit është 40 vjeçari me banim në Riviera dhe tjetri është një 63 vjeçar me banin në Bellinzonese. Rasti ka ndodhur kur ata udhëtonin me një furgon brenda të cilës ndodheshin banorë nga Kosova, të cilët ilegalisht kërkuan të futen në Zvicër. Arrestimi ka ndodhur të hënën, 13 mars në Ponte Teresa.

Të dy janë paditur për shkelje të rënda të ligjeve rreth emigracionit dhe janë lënë të lirë me kusht. 63 vjeçari akuzohet edhe për falsifikim dokumentash, ku gjatë bastisjes së shtëpisë i janë gjetur tre leje qëndrimi të falsifikuara. Hetimet vijojnë me koordinim të prokurorit Antonio Perugini./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat