Kryetari dhe kryesia e SHH „Medvegja“ në festën e fitores së CVP në Martigny

Zvicra

Kryetari dhe kryesia e SHH „Medvegja“ në festën e fitores së CVP në Martigny

Nga: Dashnim Hebibi Më: 20 mars 2017 Në ora: 13:42
Kryetari dhe kryesia e SHH „Medvegja“ në festën e fitores së CVP në Martigny

Z.Christophe Darbellay, para disa viteve i është dhënë edhe mirënjohja qytetarë nderi i Medvegjës nga kryesia e SHH „Medvegja“ në Zvicër, shoqatë që rreth vetes ka një numër të madh të medvegjasëve. Në ate manifestim, ishin jo më pak, se mbi 1.000 bashkëkombas. Ky personalitet është shumë i afërt me medvegjasit e komunitetin tonë në përgjithësi dhe në çdo manifestim ai i nderon me pjesmarrje.

Miku i madh e shumë i veçantë i shqiptarëve në diasporë e më gjerë e konkretisht i SHH „Medvegja“ me qendrën e saj në Fully, z.Christophe Darbellay, ish kryetar i CVP, fitoi bindshëm zgjedhjet e para pak ditëve në kantonin e Valisit. Kjo fitore i gëzoi edhe shumë bashkëkombas nga të gjitha trevat shqiptare, duke e kuptuar miqësinë e sinqertë me këtë personalitet, i cili thuajse në çdo manifestim të bashkatdhetarëve tanë konkretisht të SHH „Medvegja“, ka marrur pjesë e shpesh edhe duke vallëzuar me këngë shqipe e besa edhe duke pranuar plisin tonë të bardhë.

Modest dhe shumë i afërt me komunitetin tonë, është padyshim, ky personalitet i çmuar e me zemër të pastërt, z.Darbellay. Shumë bashkëkombas, e kanë parë sigurisht përmes mediave, por kanë pasur mundësi edhe të rrijnë me te në manifestimet e shoqatës „Medvegja“, duke bërë edhe foto kujtimi. Me këtë rast, kryesia e Shoqatës Humanitare „Medvegja“, me kryetarin e saj, z.Zenel Neziri dhe disa anëtarë, ishin të ftuar mbrëmë nga ora 17.00 në Hotel de la Post në qendër të Martigny, Zvicër, që të kremtojnë fitoren e CVP me shumë simpatizantë të këtij subjekti politikë e padyshim ishin prezent edhe shumë figura politike të këtij subjekti me z.Darbellay. 

Festa filloi në orën 17.00 dhe simpatizantët e partisë CVP (PDC), festuan fitoren e zgjedhjes së Christopf Darbelley në drejtim të kantonit. 

Kryetari i Shoqatës Humanitare „Medvegja“, z.Zenel Neziri i shoqëruar me disa anëtarë të kryesisë dhe anëtarë të shoqatës, me të hyrë në sallë z.Darbellay ia uruan fitore, duke i uruar suksese e shëndet. Nuk munguan edhe gotat e dollisë për suksese dhe bashkëpunim në të ardhmen në të mirë të përgjithshme.

Darbellay i falënderoi të gjithë shqiptarët dhe popujt e tjerë, që jetojnë në Zvicër, që kanë votuar për këtë ndryshim.

Në fjalën e tij përshëndetëse, protagonisti kryesor i kësaj fitoreje të madhe, z.Darbellay, falënderoi të gjithë të pranishmit dhe simpatizantët e partisë, por edhe komunitetin tonë, që po bashkëpunon dhe pret që edhe në të ardhmen të jemi afër njëri tjetrit. Z.Darbellay, u nda enkas për komunitetin tonë për të ngritur dolli dhe padyshim falënderoi kryetarin dhe kryesinë e Shoqatës, që gjithmonë e ka ftuar në festa dhe me shumë zemër ka ardhur për ti përkrahur e do ti përkrah edhe në të ardhmen. 

Z. Zenel Neziri, në emër të kryesisë dhe anëtarëve, i uroi përzemërsisht suksese z.Darbellay, me shpresë se edhe në të ardhmen do të ruhet miqësia e bashkëpunimi. Në këtë festë ishin të pranishëm familjarë të ngushtë të z.Darbellay, figura të larta të partisë, intelektualë, simpatizantë edhe shumë media zvicerane. Takimi zgjati deri në orën 22.30 dhe në fund, kryetari i SHH „Medvegja“, z.Zenel Neziri dhe kryesia e kësaj shoqate, i dhanë dorën e miqësisë, duke i uruar shëndet edhe njëherë dhe suksese të tjera. Padyshim, ata thanë ndër të tjera, se miqësia jonë, do të jetë e përhershme gjeneratë pas gjenerate dhe shpresojmë shumë, se edhe të rinjtë e të rejat tona, i kanë pasur e do ti kenë dyert e hapura edhe në politikën zvicerane. 

Për median tonë, z.Neziri ndër të tjera theksoi, se ne jemi në bashkëpunim me të gjithë miqtë zviceran, por z.Darbellay, është bërë i sofrës sonë, sepse ai në çdo manifestim na ka nderuar me pjesmarrje dhe duke na përkrahur vazhdimisht. Ne u jemi mirënjohës. Shpresojmë shumë, se si edhe herave të tjera edhe në të ardhmen, do të kemi bashkëpunim të sinqertë“. Edhe anëtarët e kryesisë dhe anëtarët e shoqatës, u ndanë shumë të kënaqur me mikëpritjen dhe modestinë e përhershme të z.Darbellay me komunitetin tonë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat