Zvicër: Shqiptarët muslimanë nënshkruajnë kartën, njohin laicitetin

Zvicra

Zvicër: Shqiptarët muslimanë nënshkruajnë kartën, njohin laicitetin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 mars 2017 Në ora: 20:34
Dy shoqatat e myslimanëve shqiptarë pohojnë një kartë të përbashkët mbi sekularizmin. (Icon) KEYSTONE / PETER Klaunzer

Dy bashkësitë më të rëndësishme të shqiptarëve muslimanë në Zvicër, kanë nënshkruar një dokument që pranojnë laicitetin dhe ndarjen e religjionit nga shteti. Sipas kësaj “Karte” njihet ligji zviceran mbi fetë, shkruan BLICK.

Marrëveshja është nënshkruar sot, e hënë, në Bernë, pikërisht në shtëpinë e Religjioneve. Dy kryetarët e komuniteteve më të mëdha shqiptare kanë nënshkruar marrëveshjen lidhur me laicitetin në të cilën ato zotohen për respektim të shtetit ligjor dhe për distancim nga tendencat për përdorimin e besimit fetar për qëllime politike. Konkretisht mes kryetarit të Bashkësisë Islame Shqiptare, Mustafa Memetit, dhe kryetarit të Unionit të Imamëve shqiptarë, Nehat Ismailit. Të pranishëm gjatë nënshkrimet kanë qenë edhe autoritetet zvicerane dhe tre përfaqësuesit e ambasadave të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë: Nazane Breca, Ilir Gjoni dhe Rafet Hajdari. Me këtë “Kartë” tregohet edhe lidhja e Diasporës shqiptare me Zvicrën dhe vlerat zvicerane, tha Naim Malaj, ish ambasadori i Kosovës në Zvicër. Ai ishte edhe promotori i kësaj Karte./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat