Gjenevë, 23 mars- Policia e Gjenevës përmes një njoftimi dërguar agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” kërkon ndihme për gjetjen e një gruaje shqiptare Melihate Kurti-Kelmendi e zhdukur që dhjetë orë pa shenj pa dokë.
Znj Melihate Kurti-Kemendi nga 23 mars 2017 në 9:45 është larguar nga materniteti i Gjenevës (HUG) në Cluse-Roseraie. Ajo ishte 5 muaj shtatzënë. Që atëherë familja e saj ka humbur kontaktin me të. Ajo vuan nga depresioni i rëndë, ekziston një rrezik i madh që ajo të përfundojë ditët e saj.
Melihatja (07/10/1978) Gjatësia 160-165 cm, shtatzënë, flokët ngjyrë kafe të errët dhe të shkurtër, sy ngjyrë kafe të errëta. E veshur me xhaketë pranverë kafe, xhinse, këpucë gri me shkëlqim. Kushdo që e shef këtë grua i kërkohet të kontaktoni policinë gjyqësore të Gjenevë në + 41 22 427 75 10 ose në stacionin më të afërt policor.
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj.