Fati i kombit është edhe fati i artit, që kultivohen si urë komunikimi

Zvicra

Fati i kombit është edhe fati i artit, që kultivohen si urë komunikimi

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 24 mars 2017 Në ora: 10:46
Pjjesëmarrësit e manifestimit kulturor-artistik-letrar në Zvicër

Më organizimin e Ansamblit kulturo-artistik “Trojet” në qytetin  Vinterthur në rrethin e Zuri u  mbajt manifestimi kulturo-artistik dhe letrar- ku ishin të pranishëm  krijuesit dhe bashkatdhetarë tanë, si dhe adhurues të fjalës së shkruar artistike, që kishin ardhur në  këtë  qytet. Të pranishmit e këtij manifestimi i përshëndeti  Ibish Neziri i cili i falënderoi për një pjesëmarrje kaq madhështore, veçmas falënderime u dërguan në adresë të organizatorin të këtij promovimi Ansamblin “Trojet”  Falënderime shkuan  edhe në adresë të atyre qe ndihmuan mbajtën e këtij manifestimi në mënyre profesionale dhe mënyrë materiale botimin e  libri dhe aktivitete tjera të këtij manifestimi.

Në këtë manifestim aktori dhe shkrimtari Ismet Krasniqi pas një përshëndeti të përzemërt ju drejtua të pranishmeve  me një monolog kushtuar luftës se lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u përshëndet me duartrokitjeve të gjata  dhe me shume simpati e zemërgjerësi. Në këtë  manifestim u shkëmbyen edhe dhurata. Në këtë manifestim u hap edhe ekspozita me vepra artistike të piktorit  në mërgim- Arsim Berisha. Në këtë manifestim pas shumë aktiviteteve u bë edhe promovimi i librit me titullin “Arti i Daltuar” të autoreve Arsim Berisha dhe Ismet Krasniqit i cili pasqyron  jetën artistike, kulturore dhe kombëtare të artit të shkrimtarit dhe piktorit tonë të mirënjohur në mërgim Idriz Berishes. Promovimin e këtij libri e organizoi Ansambli “Trojet”. Në fjalët e tyre për librin para të pranishmeve  Gani Bytyqi dhe Nexhi Isufi në mes tjerash thanë:”

Image
Aktori Ismete Krasniqi duke i përshndetut të pranishmit e manifestimit

Se  artistët dhe krijuesit letrarë, Idriz  Berisha dhe  Ismet Krasniqi, lexuesve  në diasporë dhe vende të tjera po ju  ofrohen me një libër monografik dhe shumë interesant unikët, që i dedikohet artistit tepër të shquar dhe me përmasa shumëdimensionale në mërgim, Arsim Berishës, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Në librin e tij ngërthen vlera të mirëfillta  i cili flet për jetën dhe veprimtarinë artistike të artistit.

Berisha është nga ata artistë që përjetësisht e përjetoi fatin e  vendi dhe kombi i tij

Ndërkaq, duke folur për  krijimtarinë artistike, studiuesi Bytyqi  në vazhdim sqaroi se  krijimtaria e piktorit dhe shkrimtarit Berisha  shtrihet në tri  fusha: koreografi, vallëzim dhe pikturë. “Berisha është nga ata artistë që përjetësisht ishte dhe mbeti i lidhur për fatin dhe dramën të cilën e përjetoi vendi dhe kombi i tij. Ndërkaq, poeti dhe krijuesi, Hajdin Morina në mesazhi i tij për  librin thotë së  është një vepër  e këtyre dy autoreve që ka rëndësinë artistike  të veçantën, sepse është një vepër – monografi e cila i është kushtua artistit  Berisha, i cili  jeton dhe krijon në  Zvicër.

Me të vërtetë arti i Arsim Berishën ka koherencën  e të gjitha këtyre zhvillimeve dhe interesimeve tematike, po ashtu edhe e të  gjitha shqetësimeve  dhe përpjekjeve që bëjnë artistët tanë kudo në trojet etnike  stërgjyshore për ta pasuruar  dhe për ta ruajtur  të shëndoshë artin tonë kombëtar. Fati i kombit është edhe fati i artit tonë i cili ishte i vështirë, por me mesazh të qartë dhe me një kreativitet të rrallë që   kultivohet  në diasporë të jenë - jo vetëm ura dhe forma komunikimi me vendlindjen të përcjella me mesazhe, nëntekste, por edhe me vlerësime kompetente që çmojnë tërë atë punë dhe tërë atë art që po zhvillohet në diasporën tonë, kudo ku jetojnë dhe veprojnë  shqiptarët, në Zvicër,  ku e  zhvillon artin  edhe piktori Arsim Berisha. I cili na vjen si vlerë e veçantë në panteonin e artit  kombëtar dhe si një mesazh artistik nga diaspora”, është shprehur studiuesi Morina.

Image
Moderatori Haxhi Isufi para të pranishmeve të manifestimit

Libri monografik, me titullin kuptimplotë “Arti i daltuar të Berishës: Gjurmë arti, kulture e jete” të këtyre dy autoreve, ndahet në tri pjesë. Në fillim të një teksti, lexojmë fjalën "trinom" trinomi të cilat i bashkojnë tri gjymtyrë në algjebër, në gjuhësi tri fjalë në një, na e shpalos metafora përmbajtjen dhe gjithë lëndën e librit. Së këndejmi, ky vëllim, që merr formën e një monografie, ndahet në tri pjesë: "Trinomi artistik i Arsim Berishës", "Opinione". Në  Zvicër në qendrën të elitës botërore të artit dhe të kulturës dhe arsimi, jo vetëm që krijon dhe e zhvillon jetën kulturore, artistike e kombëtare, por Berisha  me punën e tij të madhe na jep dëshmitë më të bukura të një shqiptari,  të një mërguarit, të një njeriut tonë  i cili  nuk kufizohet vetëm të  strehim sa për ta shpëtuar kokën për shkak të përndjekjes politike. Jo. sepse fjala e parë për te është Kosova...

Me këto veprimtari gjithnjë dëgjohet zëri modest, fisnik, shpirt krijues dhe veprues i Arsim Berishës

Prandaj këto interesa ishin shumë më të gjera të cilat shtrihen edhe të veprimtaria politike e atdhetare dhe për këtë veprimtari japin dëshmitë e opinionet e tyre mjaft autorë. Arsimi si  mërgimtarë  zgjodhi rrugën e tij origjinale: duke e njohur traditën e diasporës shqiptare në Zvicër. Dhe me  këto  veprimtari dëgjohet gjithnjë  zëri i artikuluar, modest, fisnik, shpirt krijues dhe shpirt veprues të Arsim Berishës.                       

Të  pjesa e parë e librit shpalosen shkrimet e dy piktorëve, të cilët prin me pikturën në punë e tij në art; janë dhe dy pjesët tjera, në të cilat autorë të shumtë paraqesin, shpalosin, zbërthejnë dhe  parashtrojnë veprimtarinë e tyre atdhetare, por edhe punën e tyre në lëmin e kulturës, të koreografisë, valleve, veprimtarinë të tyre në kuadër të asambleve artistike, posaçërisht të "Vatrës" , por e japin edhe portretin e tij si njeri fisnik, humanist, atdhetar e veprimtar.

Pra - pikturat e piktorit dhe shkrimtarit Arsim Berisha  përfaqësojnë Kosovën si ambasadoret më të spikatur i cili  lexohen -jo vetëm si tekste që zgjojnë kërshërinë e paraqitjes së protagonistit të përbashkët nga disa këndvështrime, por edhe si lëndë me vlerë njohëse të diasporës sonë.  Veprimtaria e Arsimit është ndjerë i gjallë gjithandej  la gjurmë në kohë të cilat dëshmojnë shkrimet të pjesa e tretë e këtij vëllimi.  Kështu që në fund të këtij manifestimi kulturor- artistik dhe letrar lirisht mund të konstatojmë se libri me titullin “Arti i Daltuar” të autoreve Idriz Berishës dhe Ismet Krasniqit është një libër me vlera të veçanta dhe i një rëndësie dimensioni. Gjate promovimit te librit pat edhe pjese artistike qe kishte përgatit organizatori, ne funde u shtrua sofra për te pranishmit me ushqime tradicionale. Ky manifestim kulturor përfundoi me  kërkuesen që te takohemi së shpejti edhe ne aktivitete tjera kulturore - artistike dhe letrare në diasporë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat