Krijohet departamenti për sport pranë LDSHM Zvicër

Zvicra

Krijohet departamenti për sport pranë LDSHM Zvicër

Më: 1 prill 2017 Në ora: 20:12
LDSHM

LDSHM Zvicër

Propozim

Lajmërojmë të gjithë prindërit të cilët kanë të regjistruar fëmijët e tyre nëpër klubet e ndryshme Zvicerane, se LDSHM Zvicër tani më ka vënë kontakte në vendlindje me drejtorë klubesh nga Shqipëria,Kosova dhe Maqedonia si dhe agjent për transferim të talenteve në klube tjera që të na bashkohen rreth idesë që mos të lejojmë që këta talent të shuhen!

Nga eksperienca 15 vjeçare, prej grupmoshave 5-6 vjeçare deri te ato 18 vjeç ne kemi njohuri se në Zvicër ka me qindra talent të cilët e meritojnë vëmendjen tonë që t'i nxjerrim në shesh, nuk guxojmë t'i lëmë të shuhen, ne kemi obligim ndaj tyre, prandaj propozojmë që të interesuarit si prindër por edhe si trajnerë që ka plot, të na paraqiten në inbox për të krijuar DEPARTAMENTIN PËR SPORT pranë LDSHM-s Zvicër.

Qëllimi është të krijohen disa seleksionime të disa grupmoshave në futboll, si: 

- U 16 
- U 17 
- U 18
- U 19 dhe 
- U 21

Ne e dimë se ka shumë talent që gjenden në grupet B dhe C, ne edhe ata do t'i seleksionojmë sepse e dimë që ka hile në klube, duhet ta themi troç, kurse ne nuk do të bëjmë hile, ne do t'i zgjedhim lojtarët pa hile, pa e shikuar prindin, pa ia ditur historinë lojtarit, për ne vlen vetëm talenti dhe angazhimi i lojtarit. 

Ky propozim është shumë serioz, sepse do të angazhohen FFSH, FFK dhe shumë klube të cilët garojnë në kupën UEFA nga vendlindja. 

Kërkojmë bashkëpunim me të gjithë pa përjashtim. 

Me respekt:

Lidhja e diasporës shqiptare për Maqedoni Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat