Monografia e SHHLP-së "10 vjet për kombin“, do të promovohet në Solothurn

Zvicra

Monografia e SHHLP-së "10 vjet për kombin“, do të promovohet në Solothurn

Nga: Dashnim Hebibi Më: 3 prill 2017 Në ora: 22:50
Monografia e SHHLP-së "10 vjet për kombin"

Nën patronatin e Shoqatës Kulturore të Mërgimtarëve tërnovcas „Jehona“ në Zvicër,  si dhe me përkrahje të Institutit Shkencorë Helvetikë të Europës Juglindore në Zvicër dhe me mbështetjen e disa veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës», me seli në Gossau të Zvicrës, e promovon monografinë mbi veprimtarinë e saj dhjetë vjeçare me titull «10 vjet për kombin». Monografia para pak ditësh o botua nga Shtëpia Botuese „Rugova Art“, me qendër në Prishtinë, me redaktor, Naim Kelmendi.

Me këtë rast, njoftohen të gjithë bashkatdhetarët e të gjitha trevave shqiptare, që të marrin pjesë në këtë promovim libri të një monografie me 500 faqe, një punë shumë e madhe humanitare e kombëtare, që ka dhënë kjo shoqatë për këto dhjetë vjet me radhë.

Libri është i ndarë në dhjetë kapituj, ku çdo faqe e saj është një pasuri e veçantë, ngase është punuar me përkushtim, falë kontributit të madh, që kanë dhënë këta veprimtarë në këtë shoqatë, si nga kryesia e kaluar, por edhe kjo e tashmja.

Të pranishëm, do të jenë edhe kryesia e SHHLP, si dhe autorët e monografisë, Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi. Promovimi mbahet më 09.04.2017, duke filluar nga ora 15:00, në adresën Bielstrasse 80 4500 në Solothurn. Në fund të promovimit, shtrohet edhe një koktej modest nga SHKMT.

Për info: Fazli Musliu, kryetar i SHHLP, tel: 079 617 15 62 dhe Musa Salihi, kryetar i SHKMT, tel: 079 759 11 50.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat