Informatë për shqiptarët e Iliridës në Zvicër

Zvicra

Informatë për shqiptarët e Iliridës në Zvicër

Më: 4 prill 2017 Në ora: 07:04
LDSHM

Të nderuara motra dhe vëllezër Shqiptar.

Koha si element i fizikes nuk ndalon, ajo ecën vazhdimisht, si historia në përgjithësi, ashtu edhe e jona.

Por ti kthehemi kohës tone tani. Te nderuar bashkatdhetar, siç ju bëmë me dije më parë mes medieve të ndryshme, me 5 mars 2017 ne Luzern u formua Këshilli iniciativë i LDSHM për Zvicër.

Në përgjithësi jehona e këtij organizimi ishte e shumëpritur nga populli Shqiptar si në Zvicër, Evrope dhe SHBA etj. Nga situata e tillë që mbretëron në këto rrethana në vendlindjet tona dhe këtu në diasporë, njoftojmë bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe jetojnë ne Zvicër se aty kah mesi i muajit maj 2017 planifikojmë të mbajmë Kuvendin zgjedhor për Zvicër.

Për arsye se nga data 8, 9 prill dhe deri me 23 prill 2017 shumica e bashkëvendësve tanë lëvizin andej këndej për këto pushime dyjavore, ne për informata më të hollësishme do të ju informojmë me kohe te duhur.

Paraprakisht Këshilli i jonë i LDSHM-s për Zvicër juve që udhëtoni për në vendlindje ju dëshirojmë rrugë të mbarë dhe pushime të mira në rrethin familjar.

Me nderime
Këshilli iniciativë i LDSHM-ës për Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat