Zmbrapset taksisti nga Zvicra: «Nuk e kisha fjalën për gjithë shqiptarët, ju kërkoj falje»

Zvicra

Zmbrapset taksisti nga Zvicra: «Nuk e kisha fjalën për gjithë shqiptarët, ju kërkoj falje»

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 prill 2017 Në ora: 17:26
Martin E.* (55)

Për shkak se pasagjerët e tij e kishin gënjyer, taksisti nga Arboni (Zvicër) nuk dëshironte më pasagjerë nga shtetet ish jugosllave dhe veçanërisht shqiptarët e Kosovës. Pas komenteve të shumta kundër tij, ai ka ndryshuar mendim, shkruan “Blick”

Taksisti Martin E. (55) nga Arbon TG të dielën e fundit në Facebook, pasi shkruajti komentin fyes, mori komente të shumta si: “nga e dini se ata ishin shqiptarë nga Kosova?” ose ironikisht “diferencimi është gjithashtu diçka e papranuar.”

Gjithë këta komente nuk e lanë pa gjurmë Martinin, i cili, ka folur edhe njëherë mbi ngjarjet, tashmë më i moderuar.

“Unë nuk jam racist. Por njerëzit më kanë keqkuptuar”, thotë ai. Qëllimi i tij ka qenë që grupi i përmendur që ishte përgjegjës për incidentet në makinën e tij t`u bëhet e qartë dhe ta kontaktojnë atë, në mënyrë që problemi të zgjidhej, përcjell botasot.info. Dhe për çudi grupi në fjalë e kishte kontaktuar atë dhe ishin takuar në një lokal për t’u pajtuar. Me gjasë takimi i ka lënë mbresa edhe Martinit, që tashmë u kërkon falje shqiptarëve. “Dua që në mënyrë zyrtare t`u kërkoj falje të gjithë shqiptarëve të Kosovës për formulimin e gabuar. Unë kam menduar vetëm për disa vandalistë dhe jo për shqiptarët në përgjithësi. E di se shumica e shqiptarëve janë njerëz të mirë”.

Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore, do shkruanin shqiptarët në këtë rast./Bota sot

Lexo edhe këtë: Zvicër: Taksisti racist nuk dëshiron më pasagjerë shqiptarë, ja arsyeja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat