Babai i pesë fëmijëve dëbohet në Kosovë pas 28 vitesh në Zvicër, ja arsyeja

Zvicra

Babai i pesë fëmijëve dëbohet në Kosovë pas 28 vitesh në Zvicër, ja arsyeja

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 prill 2017 Në ora: 20:44
ilustrim

Prej 28 vitesh një shqiptar nga Kosova jeton në Zvicër, së bashku me bashkëshorten dhe pesë fëmijët. Tani i dënuari me 8.5 vjet burg duhet ta lëshojë vendin helvet, shkruan “Aargauer Zeitung”.

53 vjeçari i sotëm kishte marrë lejeqëndrimin në 1996, ndërsa dy vjet më vonë udhëtoi edhe gruaja e tij sëbashku me katër fëmijët në Zvicër. Çifti solli në jetë një fëmijë në Zvicër. Pasi shqiptari kishte borxhe përshkak të mashtrimeve duheshte të mbështetej nga ndihmat sociale.

I dënuar me 8.5 vjet burg

Para pesë vjetëve Zyra për Emigracion në kantonin Basel e pezulloi zgjatjen e lejeqëndrimit të tij. Sebep për këtë ishte dënimi prej 8.5 vjetësh për shkak të allishverisheve të drogës, pastrimit të parave, kërcënimeve. Gjykata e pranoi kërkesën e Zyrës për Emigracion në Basel, përkundër që ai u shfajësua me pretekstin se një i afërt i tij kishte qenë përgjegjës për gjithë këto shkelje ligjore. Ndarja e tij nga familja duhet të jetë e vështirë, pasi njëri nga fëmijët nuk ka mbushur as edhe një vit. Gjykata e arsyetoi vendimin se qëndrimi larg Zvicrës i shqiptarit është në interesin publik, për dallim nga qëndrimi i tij afër familjes që lidhet me interesin privat. 53 vjeçari u shpall i fajshëm si transportues i tetë kilogram heroine dhe një kilogram kokaine si dhe pjesëtar i një bande tepër të rrezikshme ndërkombëtare.

Për katër vjet ka qenë “shefi i transportimit” të drogës, ku duhet të ketë fituar deri në 100.000 franga.

Në të ardhmen bashkëshortja dhe pesë fëmijët duhet të udhëtojnë për në Kosovë, për të parë burrin dhe babain e tyre respektivisht./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat