Shoqata “Salih Çekaj” në Zvicër, organizon akademi përkujtimore për Heroin e Kombit

Zvicra

Shoqata “Salih Çekaj” në Zvicër, organizon akademi përkujtimore për Heroin e Kombit

Më: 11 prill 2017 Në ora: 12:37
ilustrim

Shoqata “Salih Çekaj” në Zvicër, më 22 prill të këtij viti organizon Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Heroit të Kombit – Salih Çekaj. 

Kryesia e Shoqatës “Salih Çekaj” i fton bashkatdhetarët shqiptarë, si dhe anëtarët e shoqatës me familjet e tyre, që të nderojnë me pjesmarrje këtë Akademi Përkujtimore për Heroin e Kombit, Salih Çekaj.

Akademia Përkujtimore mbahet nën patronatin e Kryesisë së Shoqatës “Salih Çekaj” në Zvicër.

ADRESA KU DO TË MBAHET AKADEMIA PËRKUJTIMORE:

Dägersteinstrasse 1, 6210 Sursse (LUZERN), duke filluar nga ora 18:30.

Për Kryesinë e Shoqatës “Salih Çekaj”

Saim Tahiraj, Kryetar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat