Gjykata zvicerane e dënon sloganin e SVP «shqiptarët therrin zviceranët», ja si mbrohet partia populliste

Zvicra

Gjykata zvicerane e dënon sloganin e SVP «shqiptarët therrin zviceranët», ja si mbrohet partia populliste

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 prill 2017 Në ora: 15:39
Ilustrim

Një slogan racist elektoral “shqiptarët therrin zviceranët,” ishte i partisë populliste zvicerane SVP. Së fundi Gjykata ka vendosur rreth komentit fyes, shkruan “Tages Anzeiger”.

Ngjarja daton nga zgjedhjet elektorale 2011, ndërsa pas procedurës së ngritur penale ndaj partisë SVP Gjykata ka marrë vendimin.

Për Gjykatën e Lartë të Bernit është e qartë: Teksti “shqiptarët therrin zviceranët” i paraqet të dhunshëm gjithë shqiptarët si etni, e cila është kundër të drejtave të njeriut dhe përmban motive diskriminuese e raciste. Përveç kësaj gjykata sheh në të njëjtën kohë thirrje për urrejtje dhe diskriminim për shqiptarët (konkretisht të Kosovës).

Sekretari gjeneral i partisë SVP, Martin Baltisser dhe përfaqësuesja Silvia Bär, nuk janë pajtuar me vendimin gjyqësor. Ata u arsyetuan se slogani kishte të bënte me ngjarjet ditore të 2011. Konkretisht në gusht 2011, kur një shqiptar nga Kosova pas një zënke verbale kishte therrur një zviceran në restorant. Afërmendsh nuk kishte të bëjë më gjithë shqiptarët, ashtu siç shprehja “zviceranët prodhojnë orë” që nuk nënkupton se gjithë zviceranët prodhojnë orë.

Por gjykata mendon se shprehjet e tilla paraqesin steriotipe për gjithë shqiptarët, përkundër që SVP përpiqet me çdo kusht të vërtetojë se nuk është parti raciste.
Dënimi pritet të jetë në formë gjobe dëmshpërblimi./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat