Media zvicerane: Dënimi i SVP për afishen kundër shqiptarëve i padrejtë dhe humb besimin ndaj drejtësisë

Zvicra

Media zvicerane: Dënimi i SVP për afishen kundër shqiptarëve i padrejtë dhe humb besimin ndaj drejtësisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 prill 2017 Në ora: 17:27
Gjykata Federale në Lozanë e ka konfirmuar sot dënimin e SVP për shkak të diskriminimit racor

“Shqiptarët therin zviceranët”. Tani është e vërtetuar nga ana e drejtësisë zvicerane se bëhet fjalë për racizëm. Për herë të parë në historinë e gjykatave në vendin helvet. Një befasi nuk ka në verdiktin, sepse pesë gjykatësit vendimin e kanë argumentuar përgjithësisht në vend të linjës partiake. Tre përfaqësuesit e gjykatësve nga SP, Të Gjelbërve dhe CVP e kishin kritikuar afishen e SVP për racizëm. Dy gjykatësist e SVP jo, shkruan Sermin Faki për Blick.

Gjykatësist argumentonin si politikanë

Në kohën kur tre të parët argumentonin se “kosovarët” janë një etni dhe afishja ishte kundër kartës të drejtave të njeriut; në anën tjetër theksonin se me “kosovarët” nuk kuptohet etni ose racë dhe se kundërshtimi i një afishe të tillë është cenzurë e debateve politike. Kështu erdhi deri te votimi në fund.

Në këto raste kuptohet se nuk ishte e mundur që gjykatësit të ngriheshin mbi partitë dhe të argumentonin vendimet e tyre në bazë të drejtësisë. Gjykatësit thjesht i përdorën argumentet ligjore në favor të partive të tyre.

Por nëse vendimet politike ndikojnë në gjykatë, atëherë kjo i sjell fundin besueshmërisë së drejtësisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat